Shëndeti
Bota

Gjigadi farmaceutik Sanofi: Vaksina për Covid gati në gjysmën e dytë të vitit 2021

24 Qershor 2020, 10:42| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 10:44

  • Share

Gjigandi farmaceutik ‘Sanofi’ ka deklaruar se ka afruar kryerjen për në muajin shtator të provave klinike 1 dhe 2 te njëriu të vaksinës anti Covid, të parashikuara për tu realizuara në muajin dhjetor.

Menaxheri i Përgjithshëm i kompanisë, Paul Hudson tha se vaksina e Sanofit mund të aprovohet per tu prodhuar në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, që më pas të jetë në dispozicion në pjesën e dytë të vitit.

Kompania gjithashtu njoftoi se do të arrijë në një miliard doza në vit, kapaciteti i prodhimit të vaksinës.

Para pak kohësh, në një tjetër interviste, Hudson tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë përparësi kur të zbulohet vaksina Covid-19, kjo për shkak se qeveria amerikane ishte e para që financoi studimin e Sanofi dhe "kush merr në sy rrezikun ka të drejtën të fitoi i pari”.

Por pas reagimit të qeverisë franceze, presidenti i Sanofi, Olivier Bogillot, theksoi se një vaksinë e mundshme nuk do të shpërndahet kryesisht në SHBA, por  me një kusht, që Bashkimi Europian të dëshmojë të jetë "po aq efektiv" në mbështetjen e kërkimit të një vaksine .

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?