Producentët e Amazon dhe HBO në Hollywood

Kultura

‘Gjigandët’ e Hollywood vizitojnë Gjirokastrën, Rama: Qyteti i gurtë gati të shkruajë një kapitull të ri në kinemanë botërore (FOTOGALERI)

2 Qershor, 12:28| Përditesimi: 2 Qershor, 12:55

  • Share

Disa nga producentët më të mëdhenj të industrisë së filmit në Hollywood kanë ardhur në Gjirokastër në kuadër të një turi turistik por dhe të një vëzhgimi për të ndërtuar projekte kinematografike bazuar në bukurinë e qytetit të gurtë.

Warner Bros, Amazon, HBO, Disney, Paramount, e deri te NBCUniversa janë disa nga emrat më të njohur të industrisë të cilët kanë pwlqyer tw vizitojnw Gjirokastrwn.

Ardhjen e tyre e ka ndarë përmes një postimi Kryeministri Edi Rama.

“Me energjinë unike të qytetit dhe frymën e artit që ndjen në çdo gur të kalldrëmit, Gjirokastra është gati të shkruajë një kapitull të ri në kinemanë botërore,” -ka shkruar Rama në postimin e tij.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?