Pierre Cardin

‘Gjigandi’ francez i modës Pierre Cardin ndërron jetë në moshën 98 vjeçare

29 Dhjetor 2020, 14:11| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 14:17

  • Share

Stilisti i njohur francez Pierre Cardin ka vdekur në moshën 98 vjeç.

Ai vdiq këtë mëngjes në spitalin Amerikan në Neuilly, në perëndim të Parisit.

"Është një ditë trishtimi për të gjithë familjen tonë. Pierre Cardin nuk është më. Ne të gjithë jemi krenarë për ambicien e tij këmbëngulëse dhe guximin që ai ka treguar gjatë gjithë jetës së tij.", kanë thënë familjarët e tij të cilët kanë dhënë për mediat edhe lajmin e hidhur për vdekjen e Pierre Cardin.

Stilisti me famë botërore ka lindur në Itali por është rritur në Francë, dhe është transferuar në Paris në vitin 1945, ku edhe ka punuar për Christian Dior i cili sapo kishte hapur një biznes.

Ai më vonë themeloi kompaninë e tij, fillimisht duke dizajnuar maska ​​dhe kostume për teatrin, e më vonë ka nisur një linjë veshjesh për gra.

Pierre Cardin është i njohur për modelet e tij të së ashtuquajturës Epoka Hapësinore. Ai preferonte format dhe motivet gjeometrike shpesh duke injoruar formën femërore. Gjithashtu përparoi në modën unisex. Ai ka prezantuar “fustanin me flluska” në vitin 1954.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • pjer karder: 29/12/2020 16:47

    harrun me i dhon Adrenokrom ktija...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?