Sulmuesi Nelson Weiper me fanellën e Gjermanisë

Sport

Gjigandi i Mainz-it Nelson Weiper tremb Gjermaninë, intervista për 'Bild': Kam nisur të mësoj gjuhën, më kërkon Shqipëria

20 Qershor, 16:15| Përditesimi: 20 Qershor, 16:22

  • Share

Sulmuesi 20-vjeçar i Gjermanisë, i cili konsiderohet si një prej lojtarëve me të ardhme të madhe në Bundesligë, Nelson Weiper, mund të përfaqësojë Shqipërinë. 20-vjeçari, në një intervistë të dhënë për gazetën gjermane ‘Bild’, thotë se nëse nuk merr ftesë nga kombëtarja A e Gjermanisë, që drejtohet nga Nagelsman, do të luajë për Shqipërinë.

“Më bën krenar fakti që ekipi kombëtar A i Shqipërisë më ka kërkuar. Familja ime që jeton në Shqipëri dëshiron që të luajë për ata, por gjithashtu janë krenarë që përfaqësoj Gjermaninë,”-u shpreh sulmuesi i Mainz që këtë sezon ka shënuar 3 gola për Mainzin. Wiper, 1.92 i gjatë, ka nënë shqiptare, ndërsa thotë se ka nisur të flasë edhe shqip. Aktualisht ai është duke përfaqësuar Gjermaninë në kampionatin Evropian të U-21 ku edhe ka shënuar.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?