Amir Rrahmani

Gjigantët e La Liga-s kërkojnë Amir Rrahmanin në janar

3 Janar, 15:02| Përditesimi: 3 Janar, 15:04

  • Share

Atletico Madrid është pas Amir Rrahmanit, kapitenit të Kosovës dhe mbrojtësit të Napolit. Sipas gazetarit Giovanni Scotto, klubi madrilen po shqyrton mundësitë për të përforcuar mbrojtjen në afatin kalimtar të janarit. Besohet se trajner Diego Simeone është ai i cili personalisht i ka kërkuar drejtuesve të “Los Colchoneros” që të transferojnë mbojtësin dardan.

Rrahmani bëri paraqitje të mira në ndeshjet kundër Real Madridin në Champions League, ku ka lënë përshtypje të mira te Simeone. Tanimë pritet që klubet të hyjnë në bisedime dhe fundi i janarit do tregojë nëse kampionët e Serie A do lënë të lirë një nga pikat e forta të prapavijës.

29-vjeçari ka kontratë deri në 2027 me Napolin dhe vlera e tij në treg është 20 milionë euro. I dalë nga moshat e Drenicës, ai shkëlqeu te Partizani dhe prej 2015 nisi rrugëtimin me RNK Split, Dinamo Zagreb, Lokomotiva Zagreb, Verona dhe Napoli.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?