Frenkie de Jong

Gjiganti evropian rivalizon Man Utd e Chelsean, i ofron 71 milionë euro për De Jongun

25 Gusht 2022, 13:21| Përditesimi: 25 Gusht 2022, 13:24

  • Share

Frenkie de Jong është njëri prej emrave më të përfolur në afatin kalimtar të verës. Interesimin më të madh për ish-futbollistin e Ajaxit e ka shprehur Manchester United, por futbollisti po heziton të përfundojë në “Old Trafford” pasi gjiganti britanik nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ri.

Ndërkohë, interesim për përfaqësuesin holandez ka shprehur edhe Chelsea. Por, dy klubet angleze tash po i rivalizon Liverpooli, i cili ka hyrë “në valle” për mesfushorin kualitativ.

Sipas mediave britanike, “Reds” i kanë bërë gati 71 milionë euro për futbollistin holandez, të cilit ndërkohë do t’i ofrohet një rrogë e majme.

Dëshirë e lojtarit është të qëndrojë tek “Blaugrana”, por klubi spanjoll ka nevojë për para dhe synon t’i shesë disa lojtarë në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. Futbollisti holandez mund të largohet nga Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?