Vajza e biznesmenit, Delphine Arnault

Gjiganti i modës i beson vajzës së tij drejtimin e markës më të njohur në botë 'Dior'

12 Janar 2023, 07:59| Përditesimi: 12 Janar 2023, 08:01

  • Share

Njeriu më i pasur në botë, Bernard Arnault, i ka lënë vajzës së tij drejtimin e një prej markave më të njohura në botë, shtëpinë e modës Dior.

Së bashku me Dior 47-vjeçarja Delphine Arnault do jetë tashmë CEO e markave të nivelit të lartë duke përfshirë Fendi dhe Louis Vuitton që kapin shifrat e rreth 336 miliardë paund.

Kreu në largim i Dior, Pietro Beccari, do të zhvendoset për të zëvendësuar shefin ekzekutiv të Louis Vuitton, Michael Burke. Të pesë fëmijët e zotit Arnault mbajnë poste drejtuese në markat e grupit.

Ndryshimet, të cilat hyjnë në fuqi në shkurt, pasojnë emërimin e fundit të Antoine Arnault, djalit të madh të Bernard Arnault, në krye të kompanisë Holding të familjes.

Alexandre Arnault, 30 vjeç, është përgjegjës për produktet dhe komunikimin në Tiffany, ndërsa Frederic Arnault, 28 vjeç, është shefi ekzekutiv i një marke tjetër të grupit, Tag Heuer.

Fëmija më i vogël, Jean Arnault, 24 vjeç, drejton marketingun dhe zhvillimin e produkteve për divizionin e orëve të Louis Vuitton.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?