Sport

Gjika i përgjigjet Edmond Liçajt: Pagova 5 mijë euro për djalin tënd

24 Mars 2018, 15:15| Përditesimi: 24 Mars 2018, 15:17

  • Share

Ish-presidenti dhe kryebashkiaku i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, i është përgjigjur sot ish-trajnerit të kuqezinjve në kohën e tij, Edmond Liçaj, i cili ka kritikuar në shtyp mënyrën e drejtimit të asaj periudhe. Përmes një mesazhi në Facebook, Gjika nuk kursehet ndaj bashkëqytetarit të vet, duke i kujtuar edhe operacionin e djalit në sy, shpenzime të cilat janë mbuluar nga ai, në rolin e ish-presidentit të kuqezinjve bregdetarë: 

“Përgjigje e detyruar për ish-trajnerin e Flamurtarit, Edmond Licaj. Duke u bazuar në dokumenta, i kërkoj ndjesë vehtes time, që iu kam dhënë mundësinë njerëzve të tillë të punojnë te Flamurtari. Ky zotëria, që ankohet për merkaton, para se të merrte drejtimin e ekipit, ka qenë drejtor teknik. Që dmth, ka qenë pjesë e vendimmarrjes. Ky zotëria, që ankohet sot, në kohën kur mori ekipin, vetëm më ka falënderuar dhe ka qenë shumë i kënaqur me mua dhe ekipin.

Ky zotëria, që ankohet për merkaton, të vetmen kërkesë që bëri ishte të merrte në ekip djalin e tij, i cili sapo kthehej nga një ndërhyrje kirurgjikale në Rusi për sytë, sepse rrezikonte të humbte shikimin. Operacion që ka kushtuar 5 mijë euro dhe është paguar nga unë (dëshmitar është Edi, i ati i Ardit dhe Lenci Shehaj).

Ky zotëria, që ankohet për mungesën e akademisë dhe të lojtarëve vlonjatë në ekip, gënjen pa pikë turpi, sepse në atë kohë, Flamurtari kishte të paktën 9 lojtarë në formacion nga akademia vlonjate! 

Këtij zotërisë, që për të justifikuar paaftësinë e tij, nxjerr arsye te cilësia e ekipit, dua t’i them vetëm që, kur u largua si trajner në shkurt 2009 për mungesë rezultatesh, Eqerem Memushi me po të njëjtin kontigjent, fitoi Kupën e Shqipërisë në maj të po atij viti! Që është mosmirënjohës ky zotëria, e dija, por që të ishte dhe gënjeshtar, sot e mësova”! 

Komento

Komente

  • xXx: 24/03/2018 22:34

    Kete zoterine nuk e di ca niveli eshte si trajner por di qe Peton dhe natyra e ka lene gjysmak per ndyresin qe ka...

    Përgjigju
  • Shpetimi: 24/03/2018 20:06

    Ja duro dhe pak o shpetim sa te filloj vetingu

    Përgjigju
  • Ik: 24/03/2018 16:41

    Ik o Shpëtim,ç'ke qe del e derdellis akoma,apo do ta zhytësh shkopin në m... akoma?

    Përgjigju
    • Mali: 14/11/2018 08:35

      Shpëtim Gjikën nuk e arrinë njeri si kryetar bashkie

  • Beskarllaku: 24/03/2018 16:15

    Sa çun i mir qeke ti Gjik mustaqemiu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?