Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i është përgjigjur opozitës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku sqaroi se përse është dhënë për 25 vjet kontrata koncesionare Inceneratorit të Elbasanit për shitjen e energjisë. Gjiknuri i tha opozitës se interpretimi i tyre është 'çmenduri juridike' dhe se përpjekjet e tyre për të përfshirë emrin e tij në ndonjë aferë është 'autogol'.
Gjiknuri: Pse ne e paskemi dhënë për 25 vjet. Impiantet fotovoltaike e kanë 40 vite. Kjo është e drejta e shfrytëzimit. Është njësoj siç lëshohet një leje mjedisore, siç targohet një makinë që ka të drejtën për t'i mbajtur ato targa 10 vite. Si mund të mendosh që një impiant që e merr dikush në shfrytëzim dhe po nuk pati të drejtën e shfrytëzimit të sigurojë të ardhur. Çmenduri juridike, nuk e di kush ju këshillon nëse keni dashur të lidhni emrin tim me këtë autorizim, keni bërë një atuogol të madh.
Helidon Bushati: Qartësoni, ati që ju thatë te kohëzgjatja e fotovoltaikëve apo hidrikëve, cili është ndryshimi. Ndryshimi mes atyre dhe këtij rasti është se ky rast është ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptar, mbështetje e pastër nga buxheti i shtetit. Nuk duhej të ishte koncesion i dhënë pa garë për një subjekt. Ky rast është ai i një investimi publik, ku i ashtuquajturi investitor që është zbatuesi i punimeve, po merr atë që është bërë me paratë e shtetit pa hedhur asnjë lek, i keni dhënë të drejtën ta shfrytëzojë për 25 vite.
Gjiknuri: Nuk e di ku qëndron problemi kur gjërat janë të saktësuara në ligj e kontratë. Detyrimi i Ministrit për dhënie autorizimi është përcaktuar në ligj. Pyetja shtrohet a përbën kjo risk për arbitrazh? A thua se ky komision është ngrit për këtë. Lexo kontratën aty materializohen të drejtat e palëve. Ju duhej të merrnit të pyesnit ekspertë të bënit një interpretim të kontratës. Detyrimi i Ministrisë së Energjisë për dhënie autorizimi, vjen nga parashikimi në kontratë. Kjo kontratë është bërë në 2014. Ky 25-vjeçari është gallatë e madhe. Është lëshuar 25 vjet sepse në atë kohë u mendua që një teknologji që po përdoret për herë të parë në Shqipëri, i jepet një jetëgjatësi 25 vite impiantit që pas 25 vitesh ky ka detyrimin të bëjë një aplikim të ri. Kjo sepse objektet me kalimi e kohës amortizohen dhe ulet eficienca energjetike, bien parametra e prodhimit.
Lajmi kryesor:
Inceneratorët, Gjiknuri: ERE s'ka vendos çmim për energjinë e inceneratorit të Elbasanit! Mangësi që duhet rregulluar! Alqi Bllako: Kam dëshmuar në SPAK, s'shkel sekretin hetimor
//ReportTv.al