Politikë

Gjiknuri ironizon pas përgjimeve: Në furgon me gocat dhe çunat 'problematik'

20 Qershor 2019, 11:06| Përditesimi: 20 Qershor 2019, 16:05

  • Share

Pas përgjimeve të publikuara ditën e djeshme nga BILD, ka reaguar me ironi Ish-minstri i Energjetikës dhe deputet i PS-së, Damian Gjiknuri.

Ky i fundit gjendet sot në Vlorë për fushatën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. 

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjiknuri ka paraqitur një grup të rinjsh, sipas tij 'problematik'.

Gjiknuri në përgjimet e BILD, ndër të tjera bisedonte me shefin e policisë së Dibrës, Robert Aga, ku ai komenton rezultatet e zgjedhjeve duke i cilësuar si 'tërmet'.

Ndërkaq, Gjiknuri sot ironizon këto përgjime, duke thënë se po niset me grupin 'problematik' në çdo lagje për të prezantuar Dritan Lelin dhe skuadrën e Partisë Socialiste në Vlorë.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes!

Pranë furgonit me gocat dhe çunat "problematik" të Forumit Eurosocialist të Vlorës, me të cilët po udhëtojmë në çdo lagje për të prezantuar Dritan Lelin dhe skuadrën e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak.

 

 

Komento

Komente

  • Daku: 20/06/2019 12:39

    Hajde hajde se ose do hani te gjatin ose i gjati ka per tja u ngul...

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 20/06/2019 11:43

    Vazhdoni Rrugen qe keni nis Damian. Vetem me ate opozite nuk kemi te ardhme

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 20/06/2019 11:15

    Opozita eshte katandisur me pergjime qe ne fund te fundit nuk Jane asgje. Pushteti merret me VOTE dhe jo me dhune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?