Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ditën e sotme është prezantuar si drejtues qarku në Elbasan. Pas takimit të Asamblesë, kryesocialsiti Edi Rama i besoi Maznikut drejtimin e Elbasanit për fushatën e zgjedhjeve 2025.
I pranishëm në takim ishte edhe Damian Gjiknuri, i cili ka drejtuar më parë këtë qark, duke i lënë tashmë stafetën Manzikut.
“Në Elbasan për të marrë stafetën e drejtimit të qarkut nga Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, me mirënjohje për kolegun Damian Gjiknuri për punën e mrekullueshme në këtë qark në zgjedhjet e vitit 2023.
Bashkë me kolegen Bora Muzhaqi dhe Evis Kushi, deputetët dhe kryetarët e bashkive të qarkut dhe skuadrën fituese të PS të Elbasanit, jam i bindur se në pranverën e vitit të ardhshëm do të marrim një rezultat akoma më të mirë për Shqipërinë në Bashkimin Europian”, shkruan Mazniku.