Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, i cili njëkohësisht është i mandatuari i mazhorancës për negociatat me opozitën për Kodin Zgjedhor dhe marrëveshjet që bëhen mes palëve për votën e Diasporës dhe ndryshime të tjera të nevojshme, akuzoi PD-në se me pretendimet që po bënte sot në Kuvend, po kërkonte një alibi.
Ai e quajti antillogjikë kërkesën e opozitës që të shtyhet afati i regjistrimit edhe për shqiptarët brenda Shqipërisë apo për dokumentet e skaduara të identifikimit për shtetasit brenda vendit.
Ai argumentoi se shifrat e opozitës për mungesën e dokumenteve te shqiptarët brenda vendit ishin të ekzagjëruara, pasi shumica i kanë ato sepse kryejnë veprime të nevojshme në subjekte apo institucione.
Kurse për ata që ende nuk i kanë, Gjiknuri tha se e kanë kohën dhe mundësinë për t’i bërë, pasi nuk ka më as radhë nëpër sportelet e aplikimit.
Fjala e Damian Gjiknurit:
“Ky është kompelski juaj, pendohesh pasi bën gjithçka, sepse mendon alibinë e radhës. Do doja që opozita të ishte më e fortë, më konkurruese. Por sa herë bëjnë marrëveshje, pendohen, mbyllin marrëveshje dhe ndërrojnë mendje. Çfarë të them unë, ndaj përmenda edhe Zhvejkun. Qeveria bëri aktin normativ për shtetasit jashtë vendit, ata kanë nevojë, sepse një pjesë e tyre nuk kanë pasur mundësi, kanë nevojë, kanë dokumente të shteteve të tjera. Ndaj u jepet afat, shtyhet afati i dokumentit të skaduara. Këta tani na thonë po këta brenda, të shtyhet dhe për këta. E kemi bërë herët e tjera, tani shtetasit shqiptarë brenda e dinë, një herë në 10 vjet rinovohen, nuk kushtojnë as nuk ka më radhë. Pse? Sepse në Shqipëri nuk bën dot veprime pa dokument të rregullt. Ndaj kjo që thoni nuk vlen. Mirë për shtetasit e huaj se nuk kanë mundësi. Tani le të themi, pensionistët a kanë dokument identifikimi, sigurisht që kanë se tërheqin pensionin, ata të asistencës, privatët dhe ata që punojnë në shtet. Ju thoni diskriminim, çfarë diskriminimi është ky.
Patjetër që kanë dokumente ata njerëz, ku jetojnë ata, në pyje? Ai që nuk e ka mundësin, ka kohën ta marrë. Për diasporën jam dakord, se janë jashtë. Po jo këta këtu. Ju po kërkoni alibinë e radhës, ua them unë, janë shifra për konsum, krijohet alibi, merret e trajtohet, e nesër të thonë me alibi aaaa ja shkak ishte kjo. Dëgjova dhe dokrra këtu. Janë absurditete logjike. Jam bashkëpunues me ju, ju e dini, e e thashë edhe me humor, të gjithë palët përgatiten për fitore. Kur humbin dalion e thonë aaaa na vodhën. Normalisht humbësi nuk pranon. Shqiptari në Kanada e Amerikë a voton dot atje me dokumente shqiptare? Pra ai që jeton jashtë, shqiptari, sipas jush të vijë me duart në xhepa dhe të votojë, ku e keni parë ju këtë?
Po këta që janë të pamundur, tetraplegjikë apo invalidë, pse mos t’ua japim këtyre të drejtën me postën ne?!
Po ai që është jashtë, apo të ndëshkohet pse nuk do opozita. Ju jap ca këshilla, se ka alibi më të bukura, këtë nuk e ha njeri, se njerëzit jetojnë në këtë vend dhe e shohin. Procesi i regjistrimit po ecën shumë mirë, shqiptarët që nuk jetojnë këtu duan të votojnë dhe të gjithë kemi sensibilizuar dhe bërë punë të mirë. Shpresoj ta kalojmë këtë çështje pa shumë debat”.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet e 11 majit/ Kuvendi miraton zgjatjen e afatit të pasaportave dhe kartave ID të skaduara për diasporën! Bujar Leskaj i PD-së bashkon votën me PS! Dritë jeshile dhe për staf shtesë KQZ
A.Q/I.M/ReportTv.al
