Ambasadori i OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco dhe Damian Gjiknuri

Gjiknuri takon ambasadorin e OSBE-së në Tiranë: Diskutuam për reformën zgjedhore dhe zhvillimet politike në vend

4 Maj 2022, 16:40| Përditesimi: 4 Maj 2022, 16:45

  • Share

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri ka pritur në selinë e Partisë Socialiste ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco.

Përmes postimit në rrjete sociale, Gjiknuri bën me dije se gjatë takimit me kreun e prezencës së OSBE-së në vendin tonë ka diskutuar mbi reformën zgjedhore dhe zhvillimet politike në vend.

“Kënaqësi të prisja në një takim ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco me të cilin diskutova mbi procesin e reformës zgjedhore, nevojën për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe zhvillimet politike në vend”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?