Këshillin Politik në 11:00 dhe Komisioni i 'Zgjedhores' në 17:00, Gjiknuri thërret mbledhjet: Çdo vonesë rrezikon implementimin e identifikimit biometrik

11 Qershor 2020, 09:18| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 13:09

  • Share

Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, njëkohësisht anëtar i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri ka propozuar thirrjen e tryezës së grupit negociator të Këshillit Politik, ditën e Premte 12 Qershor, ora 11:00, ndërsa në orën 17:00 ka kërkuar mbledhjen e Komisionit parlamentar për reformën zgjedhore. Në e-mailin e dërguar nga Gjiknuri për anëtarët e tjerë të Këshillit politik, Oerd Bylykbashi, Rudina Hajdari dhe Petrit Vasili, thuhet se duhet të nis sa më shpejt puna për të miratuar të gjitha amendimet e arritura në marrëveshje dhe të adresohen të gjitha pikat që është arritur konsensus pasi çdo vonesë e tyre do të krijojë probleme me ngritjen e organeve të reja të KQZ dhe kjo sipas Gjiknurit do të "rrezikojë implementimin e identifikimit biometrik në të gjithë vendin.

"Kjo bëhet edhe më e mprehtë nga nevoja për të kaluar të gjitha procedurat parlamentare deri në miratimin e saj në seancë plenare, duke pasuar edhe me zgjedhjen e organeve përkatëse brenda këtij sesioni parlamentar që mbaron në fund te Korrikut 2020. Çdo vonesë në miratimin e ligjit dhe zgjedhjen e organeve të reja të KQZ do të rrezikojë fillimin e implementimit të teknologjisë për identifikimin elektronik në të gjithë vendin", shkruhet në e-mailin e dërguar nga Gjiknuri. 

Kjo reformë duhet të miratohet në parlament deri në fund të korrikut 2020, dhe pas shprehet Gjiknuri se mund të vazhdojmë me tema të tjera si ndryshimi i sistemit zgjedhor, ligji për referendumet dhe financimi i partive politike.

"Temat e tjera që kemi vendosur t'i adresojmë të ndara nga Kodi Zgjedhor, mund t'i trajtojmë në një mbledhje tjetër pasi puna e këtij Këshilli do të vazhdojë sikurse është rënë dakord me trajtimin e çështjes së Sistemit Zgjedhor, Ligjit për Referendumet dhe Ligjit pë Financimin e Partive Politike", shkruan Gjiknuri.

Pas kërkesës për të mbledhur Këshillin Politik, Gjiknuri ka thirrur dhe mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore në orën 17:00. Në këtë takim, Gjiknuri shprehet se 'do të informohen anëtarët e komisionit për marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik dhe ecurinë e mëtejshme të reformës".

Refuzimi i diskutimit të sistemit zgjedhor dhe listat e hapura në një fazë të dytë ka revoltuar opozitën parlamentare e cila 'kërcënon' se nuk do të votojë asnjë reformë nëse nuk reflektohen dhe këto dy gjëra në reformën zgjedhore. Kjo ka bërë që ata të zhvillojnë takime më herët me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim dhe Gramoz Ruçin, ndërsa mbrëmjen e djeshme janë takuar edhe me kryeministrin Rama, por pa arritur asnjë dakordësi mes tyre.

marrëveshjen e arritur mes palëve të Këshillit Politik janë identifikimi biometrik ku është rënë dakord që ajo të shtrihet në të gjithë territorin, struktura e KQZ anëtarët e së cilës do të pranohen sipas raportit maxhorancë-minorancë ndërsa në grupet e numërimit do të jenë dy grupe zyrtarësh jo-politikë, një prej të cilëve numëron dhe tjetri asiston dhe ndërrojnë rolet me çdo kuti votimi. Ndërsa një nga pikat që ndante palët që ishte depolitizimi i administratës zgjedhore, nuk do të ketë ndryshime. Megjithatë palët kanë ende për të diskutuar lidhur me financimin e partive, hetimet e krimeve zgjedhore, rolin e policisë në zgjedhje, strukturat e reja të KQZ etj. në mënyrë që deri në përfundim të afatit në korrik të 2020 reforma të jetë gati për miratim.

Ora 11:52
Nesër në 17:00, Gjiknuri mbledh komisionin parlamentar për 'Zgjedhoren': Informojmë anëtarët për marrëveshjen e arritur në këshillin politik

Pas kërkesës për të mbledhur nesër në 11:00 Këshillin Politik,  Damian Gjiknuri ka thirrur dhe mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore në orën 17:00 po të premten më 12 qershor.

Në këtë takim, Gjiknuri shprehet se 'do të informohen anëtarët e komisionit për marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik dhe ecurinë e mëtejshme të reformës".

Marrëveshja e arritur në Këshillin Politik ka sjellë reagimin e ashpër të opozitës parlamentare, e cila shprehet se nuk do të votojë këtë reformë nëse nuk reflektohet dhe dy kërkesat e tyre, atë të ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe listat e hapura.  Pikërisht mbledhja e këtij komisioni ka dhe si qëllim informimin  dhe diskutimin e reformës zgjedhore edhe me anëtarët e opozitës parlamentare që ndodhet në këtë komision parlamentar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?