Gjiknuri-opozitës: Pranoni formulën e koalicioneve sipas shembujve europian, i hapur për kompromis për listat dhe pragun!

1 Tetor 2020, 11:52| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 14:37

  • Share

Damian Gjiknuri e cilëson tenativë për zvarritje kërkesën e PD-LSI për ekspertizë nga OSBE. Maxhoranca pranon kompromis për listat e hapura e pragun zgjedhor, nëse PD pranon një formulë europiane për koalicionet.

"Nuk mund të diktohet procesi i reformës nga kërkesat tuaja. Në emailin tuaj me shumë kërkoni sebep për të mos gjetur kompromis dhe kërkoni të imponoheni. Sipas jush kompromis është vetëm ajo që kërkoni ju. Propozimet tona janë të bazuara në praktikat evropiane dhe nuk është se kemi bërë shpikje. Edhe sa i takon koalicioneve është pikërisht qëndrim i yni i bazuar në praktikat evropiane. Kërkesa juaj për ODIHR është për të zvarritur procesin dhe futur në krizë kushtetuese vendin. Unë jam i hapur për kompromis për çështjet e tjera nëse ju deklaroni se do të pranoni formatin e koalicioneve sipas shembujve evropian, shembuj që disa në fakt i keni dhënë dhe këtu. Nuk pranojmë të na diktohet konsensusi me kërkesa vetëm të njërës palë. Që të mbahet peng gjithçka vetëm nga formulimi për koalicionet, kjo është taktike e juaja për të çuar në pengimin e zbatimit të Kushtetutës.

Oferta jonë është të pranojmë formulën e koalicioneve sipas shembujve të vendeve evropiane me sisteme proporcionale rajonale me lista të hapura. Më pas për çështjen e listave dhe pragut hajdeni të diskutojmë. Ne i qëndrojmë propozimit tonë për listat por megjithatë hajdeni të ulemi dhe të punojmë për të gjetur kompromis. Tentativa që konsensusi të quhet imponim vetëm i njërës palë është i papranueshëm për mazhorancën”- mësohet të jetë shprehur Gjiknuri.


Lajmi kryesor:

Hapja e listave e koalicionet/ Gjiknuri: Po s'pati konsensus, e votojmë pa PD-LSI! Hajdari e Murrizi kundër! Bylykbashi: Dy draftet t'ia çojmë ODIHR, po frikësohen se e dinë përgjigjen


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?