Gjiko

VIP & Spektakël

Gjiko 'bën për ujë të ftohtë' komentuesit, pas publikimit të fotos së Elitës

9 Shtator 2019, 17:08| Përditesimi: 9 Shtator 2019, 17:20

  • Share

Elita Rudi dhe Gjiko  janë bashkë me  djalin e tyre me pushime dhe këto ditë nuk kanë munguar fotot në rrjetet sociale.

Në njërën prej tyre Elita shihej duke puthur një delfin dhe një koment i bërë nga Gjiko shkaktoi reagime të shumta në rrjet nga fansat.

Elita Ruti gjatë pushimeve

Reperi i njohur përmendi në koment një hoxhë të njohur në Kosovë dhe shkruajti: “Shefqet Krasniqi e kapa gruan duke u puthur me delfinin. Më trego çfarë duhet të bëj”.

Ndjekësit në rrjete sociale nuk e kanë pritur mirë, pasi sipas tyre Gjiko nuk ka treguar respekt për figurën e hoxhës.

Duke qenë se shumë persona ju kthyen kundër këngëtari vendosi të reagonte ditën e sotme përmes një postimi në ‘Instagram’.

Ai ka publikuar foton e komentit të tij dhe ka shkruar se e gjitha ka qenë në formë shakaje dhe se ai e respekton shumë hoxhën.

Postimi i Gjikos

Më pas Gjiko është shprehur se ata që po sillen keq janë komentuesit, të cilët kanë sharë e ofenduar. Këngëtari kosovar nuk është ndikuar nga komentuesit, por ka vazhduar me postimet e tij në rrjetin social, duke treguar se sa bukur po kalon me familjen.

Elita dhe Gjiko

Gjiko gjatë pushimeve

1/4
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?