Një fëmijë të tretë? Elita e ka të qartë përgjigjen dhe ia thotë publikisht edhe Gjikos

3 Gusht 2022, 20:07| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 20:12

  • Share

Reperi Gjiko dhe Elita Rudi janë një nga çiftet më të pëlqyera nga publiku shqiptar. Sëfundmi Elita ka dhënë një intervistë në T7, ku ka folur për marrëdhënien me Gjikon, por edhe për planet e saj për të ardhmen.  

Gjiko dhe Elita janë prindër të dy fëmijëve, ndërsa Gjiko në një intervistë është shprehur se dëshiron të ketë më shumë fëmijë. Elita i është përgjigjur publikisht duke thënë se ndihet e plotësuar më fëmijët dhe se tani është e fokusuar tek karriera.

“Marrëdhënia me Gjikon ka ndryshuar se nuk është njësoj si mos të kesh përgjegjësi dhe detyrime dhe si të jesh prind. duhet të zgjohesh kur zgjohet fëmija, të mendosh për të ardhmen, të shfrytëzosh çdo gjë dhe shumë anë të tjera. Nuk je më ti në vend të parë. Unë e kam përfunduar me fëmijët. Nuk ka një beb numër 3. I them bashkëshortit tim publikisht ‘Jo’. Jam shumë e përmbushur dhe jam gati të shfrytëzoj energjinë time në një dashur të vjetër, siç është televizioni.”– tha Elita.

Pati zëra se Elita po e mendonte mundësinë e të qenit moderatore në “PërPuthen”, por diçka e tillë u mohua, pasi Elita shtoi se nuk mund ta bëjë pasi nuk mund të largohet nga Kosova.

“Ka patur shumë thashetheme. Por, vendimi im është marrë dhe unë do qëndroj në Kosovë. Për mua është shumë e rëndësishme familja, kështu që këtu do qëndroj.”

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?