Gjikondi në Report Tv: Kuvendi i Berishës demonstrim kinez, s'ka pyetur kurrë për njerëz e statute! Babaramo: Po përçahet PD-ja

11 Dhjetor 2021, 14:45| Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 15:17

  • Share

Juristja Brisida Gjikondi deklaroi në 'Studio Live' në Report Tv se Berisha sot u përpoq në Kuvendin Kombëtar të krijonte idenë e një mirëorganizimi. Ajo theksoi se Berisha s'ka pyetur kurrë për statute, strukturë apo individë. Më tej juristjatha se i gjithë Kuvendi i Berishës ka një skenar të mirëshkruar.

"Për numrin e madh të njerëzve, sa kohë i gjithë demonstrimi kinez që është bërë sot, ashtu mu duk, me një TV qendror, nuk janë lejuar televizione të tjera, tregon për një skenar të mirëshkruar. Nuk i hyjmë kësaj gjëje. Kuvendi është i iniciuar nga Berisha, për Berishën. Më shqetësoi dje dhe sot se ne si popull kemi qenë jo të paktë  në krah të njerëzve të gabuar që kanë ndikuar në zhvillimet tona. Edhe dikur, edhe tani të shikosh njerëz krah Berishës, kaq të verbër, miopë."-tha Gjikondi.

Ndërsa gazetari i Report Tv, Ilir Babaramo deklaroi se Basha ka strukturat drejtuese por Berisha ka numrin më të madh të mbështetësve. Ai theksoi se situata po shkon drejt një ‘divorci’ se kujt do t’i mbetet shtëpia. Ndër të tjera Babaramo deklaroi se përplasja Basha-Berisha është e pashmangshme.

"Problemi është se kemi dy kongrese që e çajnë PD-në. Kongresi i sotëm ka aplikuar një nen të statutit që kongresin mund ta thërrasi 1/4 e delegatëve. Ai i datës 18 është i thirrur nga kryesia. Basha kontrollon strukurat drejtuese. Nëse Basha ka strukturat drejtuese, Berisha ka pjesën më të madhe të mbështetësve, militantëve. Po shkojmë drejt një divorci, se kujt do t'i mbetet shtëpia e vendos gjykata. Kuvendin e sotëm u përpoqën të ndjekin çdo parashikim të statutit të partisë. Sot u vendos që të gjitha ndryshimet  t'i depozitojnë në gjykatë. Palët po i drejtohen gjykatës. Kush do trashëgjojë, kush do jetë palë, kush do trashëgojë emrin, simbolet. Kjo është aspekti i parë formal. Këto dy parti pritet të jenë si dy pole që do tërheqin njëra tjetrën se baza e njëjtë është.”-tha Babaramo.

Juristja Gjikondi theksoi se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë mban regjistrin e partive politike dhe kur ka ndryshime në statut apo kryetar, gjyqtari që i shkon kërkesa shikon lijgshmërinë e akteve.

"Pastaj vendos për t'i depozituar ose jo. Nuk ka seancë gjyqësore, i çohen aktet dhe shikojnë ligjshmërinë e tyre. Gjykata e vë vulën dhe jep vendimin përfundimtar nëse ligjërohet kjo që ndodhi sot apo jo."-theksoi Gjikondi.

Një ndërhyrje tjetër kishte nga Ilir Babaramo i cili tha se kush do arrijë të ngrejë mbështetjen e demokratëve, do ketë lidershipin e së djathtës shqiptare.

" E shikoj si një grup që duhet të jetë i gjithë partive. Dilema do jetë kush do jetë kali i tyre i betejës, kali i garës. Berisha nuk ka për të qenë dhe s'besoj se do jetë. Do shkohet mes një koalicioni mes këtyre partive nëse mund t'i quajmë kështu. Basha s'po jep shenja bashkimi por po e dëbon hapur Berishës, ashtu si dhe të Berishës-Bashën. Në prag të zgjedhjeve do triumfojë pragmatizmi."-tha Babaramo.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • PENIS KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 11/12/2021 14:57

    Un si Profesor Doktor Rexhep Bule Leka [ kepi ] kam një pytje për shtetitin më demokrat të Botës USA. Si ka mundësi që njē njeri i diskretituar si Sali Berisha tju sfidoi juve o USA ? ? ? Pse nuk meret e të futet në burg një kriminel hajdut si salheu. Ju keni me qindra fakte të pa diskutushme që ka bër ky qelbësir. Keni : Gërdecin, Firmat üiramidalw, prishi mbikalimin te zogu zi e gjykata i dha të drejt Edi Ramës e ato lek ishin të taksa pagusve Shqiptar. Privatizoi klubin Pattizanin me afera tepër koruptive me një fjal me qindra fakte e prap ky bastard shëtit i lir. Për mua kjo është një zhgënjim i madh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?