Gjikondi në Report Tv: Negociatat, ogur i mirë! Fjalimi i Ramës hipokrit, duhen vepra jo falje! Berisha e Meta dëmtuan vendin në 30 vite

20 Korrik 2022, 13:09| Përditesimi: 20 Korrik 2022, 13:34

  • Share

Çelja e negociatave është padyshim një ogur i mirë, kështu e ka cilësuar juristja e njohur Brizida Gjikondi në Sot Live në Shqipëri nga Andi Kapxhiu në Report Tv.

Ky rrugëtim në BE solli edhe diskutimin paralel i situatës së Shqipërisë në politikën e brendshme dhe jashtë saj. Nisur nga fjalimi i fundit i Kryeministrit mëngjesin e sotëm ku u ngrit flamuri i BE-së, Gjikondi është shprehur se Rama duhet të krijojë një tjetër vizion. Për juristen reforma në drejtësi nuk ëhtë në linjën e duhur pasi vetë SPAK është një zhgënjim shumë i madh.

Për të duhet një reformë mbi reformë si dhe vepra nga kreu i qeverisë dhe jo falje në fjalime.

'Mendoj që zoti Rama duhet të krijojë një tjetër vizion.  Nuk është gjë e mirë kjo që thotë kryeminstri se indirekt përfshin Berishën. Sepse e shoh disa herë që bëjnë një lojë që lë për të dëshiruar. Shqipëria nuk është e një krahu politik është e të gjithë shqiptarëve.

Ogur i mirë në shumë dimensione, hapja e negociatave tani i ka personale me Shqipërinë, tani i kemi gjërat personale në financë, fiskalitet por sidomos në drejtësi. Bëri dhe sot thirrje Rama por unë mendoj që duhet një reformë mbi këtë reformë në drejtësi. Mendoj që SPAKU është një zhgënjim shumë i madh edhe ata tre personat që u vranë dje ata personat me precedent penal.

Ndiqej nga familja e Berishës ndaj unë them që SPAK duhet të bëjë diçka. Sa më shumë vonohet SPAKU aq më shumë zbehet forma. Ajo që bën Rama sot është hipokrite, ndërkohë që ti ke njerëz të korruptuar ajo falje nuk e duam me fjalë e duam me vepra.'- tha Gjikondi në Report Tv

Teksa u ndal te pjesa opozitare duke marrë shkasë nga mungesa e një kahu politik në Bruksel por edhe në shesh për të ngritur flamurin, Gjikondi u shpreh se duhej një prani politike pasi sipas saj Shqipëria nuk drejtohet vetëm nga një kah politik por nga të gjithë shqiptarët. Gjikondi nuk i kurseu as kësaj herë në kritikat për Metën e Berishën të cilët sipas saj janë dy personazhe politik që kanë dëmtuar politikën shqiptare në 30 vite.

'E shikojmë që Meta ka vijuar ahengun, po më vjen shumë keq që në 2022 si Berisha e Meta dhe ca ministra të Ramës nuk duhet të ishin në kabinetin e tij.

SHBA ka pasur edhe takime me Saddam Hyseinin, j më me Metën. nuk besoje amerikanët falin, ai s'mund të jetë i penduar sepse ai është kapobanda, pendohet banda po jo kapobanda. Uën e rithem dhe njëherë se PS vuan nga kanceri i korrupsionit dhe e bëjnë si diçka natyrale mendoj që Berisha dhe Meta janë dy personazhe kanë dëmtuar ecurinë e Shqipërisë në 30 vite. Ai LSI-në e ka biznesin e tij dhe do rikthehet në biznesin e tij. Në rast se SPAK nuk do vazhdojë të funksionojë dhe nuk do i japin fatin e Berishës nuk do ishte çudi që Meta që gjoja për shqiptarët të ishte në krye të LSI-së. '- tha Gjikondi ndër të tjera.

Shqipëria ka nisur 'vrapin' drejt BE-së duke zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare në Bruksel sëbashku me Maqedoninë e Verit  Vendi ynë i përbërë nga 25 delegatë zhvilloi bisedimet me dyer të mbyllura ditën e djeshme duke shënuar kështu një ditë historike. Në delegacionin shqiptar nuk u përfshinë përfaqësues nga opozita, i pyetur për këtë Rama u shpreh 'Nuk e dimë kush është kush' sa i përket kahut tjetër politik. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?