Kampioni i Europës në gjimnastikë, Matvei Petrov, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe gjimnasti Alon Hasa

Kronikë

Gjimnasti kuqezi Matvei Petrov zë vendin e parë në fazën kualifikuese në Kupën e Botës, Veliaj: Shenjë premtuese për Lojërat Olimpike në Tokyo

11 Qershor 2021, 10:26| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 10:32

  • Share

Një lajm i mirë vjen nga sporti i gjimnastikës duke na bërë krenarë të gjithëve. Kampioni i Europës në gjimnastikë, Matvei Petrov, i cili garon për ngjyrat kuqezi ka zënë vendin e parë në fazën kualifikuese në Kupën e Botës që e kualifikon atë për në finale e së shtunës. Lajmin e ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka publikuar edhe videon e garimit të sportistit të klubit të Tiranës që ka ngritur lart flamurin tonë. 

“Një super lajm na vjen nga Osijek e Kroacisë ku po zhvillohet Kupa e Botës në Gjimnastikë. Gjimnasti Matvei Petrov zë vendin e parë në fazën kualifikuese në Kupën e Botës dhe e kualifikon atë në finale të shtunën. Një rezultat i tillë, është një shenjë premtuese e performancës që gjimnasti ynë të futet në finalet e Lojërave Olimpike Tokyo 2020. Një rezultat fantastik nga Matvei dhe trajneri i tij shqiptar Alon Hasa, që i bëjnë jehonë vendit tonë duke treguar flamurin kombëtar”, shkruan Veliaj. 

Kampioni i Europës në gjimnastikë, Matvei Petrov, i është bashkuar sëfundmi klubit të Tiranës. Sportisti elitar i lindur në Rusi, por që prej vitesh ka jetuar në Pragë të Çekisë, mori në vitin 2018 nënshtetësinë shqiptare për të garuar për ngjyrat kuqezi në kampionatin europian të Turqisë, ku fitoi medaljen e tij të parë të artë.

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?