Pamje nga gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje

Lajme të mira

Gjimnazi ‘Jani Nushi’ në Lushnjë gati për vitin e ri shkollor, ofron kushte moderne dhe dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit

17 Gusht, 10:14| Përditesimi: 17 Gusht, 10:21

  • Share

Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë është gati të mirëpresë nxënësit në vitin e ri shkollor me një pamje të transformuar. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga shkolla e rikonstruktuar, duke thënë se nxënësit do të kenë akses në klasa të reja, bibliotekë, laboratorë dhe terrene sportive moderne.

Ky investim i ministrisë së Arsimit dhe Sportit, shton kreu i qeverisë, garanton kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit.

“Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnjë do të hapë dyert në shtator me klasa të reja, bibliotekë, laboratorë dhe terrene sportive moderne, për të garantuar kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Lushnjës”, ka shkruar kryeministri Rama.

Xh.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?