Mësuesi i matematikës Shpëtim Kraja

Gjimnazi ‘Qemal Stafa’ në Tiranë sot 'lëngon', humb betejën me COVID-19 mësuesi i matematikës

5 Mars 2021, 08:52| Përditesimi: 5 Mars 2021, 08:57

  • Share

COVID-19 i mori jetën Shpëtim Kraja, mësuesit të matematikës së gjimnazit “Qemal Stafa”, në Tiranë.

Lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të mësuesit, e ka bërë me dije faqja zyrtare e gjimnazit në rrjetin social Facebook.

“Një mësues i nderuar, i respektuar, i papërtuar i cili nuk ndaloi asnjëherë së dhëni më të mirën nga vetja, breza e breza të tërë do të kujtojnë me mall mundin, djersën, sakrificat, këshillat dhe dëshirën e pasionin për matematikën!”, shkruhet në postim.

Në faqen e shkollës ditën e sotme dhe të nesërme do të paraqiten momente nga jeta e tij, impresione nga kolegë, nxënës e prindër si një mënyrë për të kujtuar në çdo moment se sa i rrallë e i veçantë ishte sistemi i tij vleror.

“U prehsh në paqe, kolegu ynë i dashur!

Qemal Stafa sot lëngon, loton për humbjen e një kolegu, miku, shoku, bashkëpunëtori të shkëlqyer!”, shkruhet në fund të postimit.

 


Lajmi kryesor:

COVID-19/ 780 raste të reja dhe 21 viktima në 24 orët e fundit! Humb jetën mësuesi te 'Qemal Stafa'


J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?