TIRANË- Një 19-vjeçar, djali i një polici, është arrestuar nga blutë e kryeqytetit me thikë të cilën e ka pasur brenda ambienteve të shkollës së mesme 'Sevati Qirjazi' në Tiranë. Adoleshenti ka kërcënuar drejtoreshën e shkollës pasi kjo e fundit i mori celularin.
19-vjeçari ka mbajtur celular gjatë orës së mësimit dhe për këtë arsye ia kanë marrë, por ai ka nisur të debatojë me drejtoreshën që ta kthenin. Ai ka sharë e ofenduar dhe drejtoresha ka shkuar për denoncim në komisariat. Sapo është konstatuar nga policia, i riu ka nisur t’i ofendojë dhe ka kundërshtuar me dhunë policët. Të riut i është gjetur një thikë që është dërguar për ekspertim.
19-vjeçari është arrestuar nga Policia e Tiranës.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. R., 19 vjeç, sepse ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës, për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit. Ai gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës.
Komente

I dukej vetja si babai! S.d.q mos e quani adoleshent kete 19 vjecar,kur 18 vjec quhesh ligjerisht i rritur dhe denimin duhet t'a marre si i tille.
PërgjigjuI dukej vetja si babai! S.d.q mos e quani adoleshent kete 19 vjecar,kur 18 vjec quhesh ligjerisht i rritur dhe denimin duhet t'a marre si i tille.
PërgjigjuNe shkolla me rrugacet femijet e policeve..
Përgjigju