Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj zyrtarisht jashtë drejtësisë, KLG iu miraton dorëheqjen, KLP pritet t’i përjashtojë për 15 vjet

30 Korrik 2020, 17:27| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 20:41

  • Share

Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj, dy emrat të njohur të gjyqësorit, zyrtarisht nuk janë më pjesë e drejtësisë shqiptare. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur në mbledhjen e sotme të miratojë kërkesat e dy gjyqtarëve për t’u larguar nga drejtësia, në prag të përballjes me Vetingun. Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj mbanin pozicionin e gjyqtarit të Apelit në Tiranë. Pas miratimit të dorëheqjes së tyre nga KLGJ, tashmë në lëvizje do të vihet Komisionit i Pavarur i Kualifikimit, organ i cili pritet të vendosë pushimin e Vetingut për dy gjyqtarët, një praktikë e zakonshme tashmë. Krahas pushimit të Vetingut, KPK, në vendimin për Gjin Gjonin dhe Alaudin Malaj, pritet të vendosë edhe shënimin në fund, për humbjen e të drejtës për t’u bërë pjesë e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Procesi i Vetingut për Gjin Gjonin ka nisur që në tetor të vitit 2018, duke zgjatur 21 muaj. Ndërsa për Alaudin Malaj procesi i Vetingut ka nisur që në shtator të vitit 2018. Gjin Gjoni dha dorëheqjen me pretendimin se Vetingu ishte politik. Por nëse Vetingu do të ishte politik, siç pretendon Gjin Gjoni, ky i fundit mund të jepte dorëheqjen që në vitin 2018 dhe nuk do të priste fundin e lejes dyvjeçare prindërore dhe afrimin e përballjes me gjetjet e KPK rreth pasurisë së tij, për të dhënë dorëheqjen. Ndërkaq, gjyqtari tjetër Alaudin Malaj, nuk ka ngritur pretendime për procesin e Vetingut, por ka deklaruar se do të fillojë një punë tjetër në datën 1 gusht 2020.

Megjithatë, arsyet e vërteta të dorëheqjes së dy gjyqtarëve do të zbulohen në vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ta. Alaudin Malaj ka punuar në drejtësi që në vitin 1992, ndërsa kulmi i karrierës së tij, ka qenë drejtimi i Gjykatës së Apelit Tiranë. Ndërsa Gjin Gjoni e ka nisur karrierën në drejtësi në vitin 1994, ndërsa kulmi i karrierës së tij ka qenë pozicioni i anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 31/07/2020 00:24

    KETA DUHEN FUTUR NE BURG ,,PER 40 VJET PER VJEDHJET QE KANE BERE,,,PSE NUK E PRANOI VETINGUN???????

    Përgjigju
  • vera: 30/07/2020 23:54

    PLEPISTET E SALI KRIMINELIT TE PERJASHTOHEN PERJETSISHT NGA DREJTESIA DHE TU MERREN SHTEPI,,TOKA,,MAKINA E LLOGARI BANKARE...

    Përgjigju
  • Keti: 30/07/2020 20:28

    Po nuk u hetuan. Drejtesi ska ne kete vend.

    Përgjigju
  • robi: 30/07/2020 19:56

    Gjin Gjoni gjyqtari me i korruptuar i planetit, shoku i Osman Aliut nga Durresi te dy gjykates plepash qe liruan kriminele ne salle te gjyqit duke fituar miloina

    Përgjigju
  • Ehuu: 30/07/2020 17:57

    keta jan super millionera, po i rruhet ketyre se sa i perjashtoni

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 30/07/2020 17:49

    Kta gjakpirsa duhet jo vetem te perjashtohen 15 vjet, por vetem burg dhe kurr ma mos me hi sistem. Me ja u marr pasurine me ja u kthy qytetarve te varfer.

    Përgjigju
  • Shkodran prej Puke: 30/07/2020 17:45

    I perjashtuat nga drejtrsia tani te perballen me drejtesine sidomos Gjin Gjoni qe ka zaptuar pronat e pronareve te ligjshem duke jua dhene klienteve te tij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?