LEZHE- Gjin Gjoni, një nga njerëzit më të përfolur për pasuri paradoksale, i dorëhequr nga sistemi i drejtësisë për të mos u përballur me Vettingun, largohet si kryetar i degës së PD në Lezhë për të qenë kandidat i Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit.
Gjoni dha zyrtarisht dorëheqjen nga drejtimi i degës për të kandiduar në procesin e brendshëm të primareve, prej së cilës do të dalin kandidatët zyrtarë për deputetë të Partisë Demokratike.
Kjo është hera e dytë që Gjin Gjoni tenton të kandidojë për deputet.
Ish gjyqtari sheik ishte propozuar për të qenë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë edhe në zgjedhjet e shkuara, parlamentare ato të 2021, por asokohe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagoi ashpër duke i kërkuar PD-së të mos “promovojë korrupsionin”. Vetëm pak orë pas reagimit të ambasadës, Lulzim Basha, asokohe kryetar i PD-së tha se në listat e opozitës nuk do të kishte njerëz që i janë shmangur vettingut, duke e mos e kandiduar Gjonin.
Tashmë, do të jetë në dorën e Sali Berishës, nëse do t’i besojë një vend në parlament, njëjtë siç i besoi drejtimin e degës së Lezhës 1 vit më parë.
Gjin Gjoni, njihet si një prej gjyqtarëve të besuar të tij, i cili e ndihmoi Sali Berishën me mbylljen e dosjes ku ai akuzohej si organizator i tentativës së grushtit të shtetit në 1998. Dosja e 14-shtatorit 1998 u mbyll dhe u arkivua pa asnjë të dënuar ndërkohë që organizatori i kryengritjes, Sali Berisha, as nuk është marrë në pyetje në këtë proces.
Bashkë me të, në qarkun e Lezhës, dorëheqjen për t’u futur në primare e dha edhe kryetari i degës së Mirditës Aleksandër Lala.
Dorëheqja është një detyrim statutor i kryetarëve të strukturave lokale në PD, për t’u futur në primare. Jo-zyrtarisht Report Tv ka mësuar se janë rreth 20 kryetar degësh nga më shumë se 70 që ka Partia Demokratike në të gjithë vendin që kanë dhënë dorëheqjen për të garuar në primare, proces që Berisha ka deklaruar se do të mbahet, por nuk ka dhënë një datë se kur. Gjasat janë që primaret brenda PD-së të mbahen në fillim të marsit.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Derr maloku i plepave...
PërgjigjuMarreveshja politiko-korruptive Nano-Berisha e shpetoi nga burgu Salen atehere. Sepse “reformoi” drejtesine dhe Shish sipas listes qe presidenti I ri Moisi zbatoi.
PërgjigjuGJIN tuc gjoni eshte njesh per depomut itakon
Përgjigju