TIRANE- Ish gjyqtari Gjin Gjoni, i cili u bë simbol i drejtësisë së vjetër me pasurinë e tij prej sheiku dhe që u dorëhoq para vettingut, është një prej kandidatëve të Berishës për kryetar të degës së Lezhës. Vetë Rithemelimi e ka konfirmuar emrin
Deputeti Gazment Bardhi në një reagim për gazetarët sot në konferencë për median tha se kemi të bëjmë me vetëkandidime që do të vlerësohen më pas nga komisioni zgjedhor në PD
"Kryesia e partise ka bërë një miratim të vetëkandidimeve apo propozimeve që kanë ardhur nga deget e partise pa hyrë ne emra konkret. Është komisioni që do të vlerësojë kandidaturat e paraqitura nga deget, dhe do të bëjë miratimin final të atyre që do futen në garë. Ka kritere statutore dhe nga komisioni zgjedhor në PD që do vleresohen. Rastin në fjale nuk e njoh, duhet të merrni informacion të zgjeruar te sekretariati i partisë" tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
E shpëtoi nga gjyqi për kryengritjen e armatosur të 1998! Berisha s'heq dorë nga Gjin Gjoni! Ish gjyqtari milioner kandidat i Rithemelimit në Lezhë
S.G//ReportTv.al