Ish gjyqtari ‘sheik’ Gjon Gjoni rezultoi më i votuari në primaret e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës. Edhe pse Sali Berisha tha se fituesit e primareve jo domosdoshmërisht do jenë pjesë e listës së sigurtë, Gjin Gjoni me shumë gjasa do të jetë kandidat për deputet i PD-së. Për t’u regjistruar si kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025, ish gjyqtari duhet të dorëzojë dokumentacionin në KQZ, përfshirë edhe diplomën e shkollës së lartë, nëse e kanë, pasi nuk është kriter ligjor.
Po a ka Gjin Gjoni një diplomë të vlefshme të arsimit të lartë? Ka shumë dëshmitarë, ish studentë, të cilët e mbajnë mend Gjin Gjonin student për veterinari në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Por, nuk ka asnjë ish student juridiku, sot gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë, që rrëfejë se Gjin Gjoni ka studiuar për juridik.
Megjithatë, Gjin Gjoni mban gradën doktor, mbrojtur në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë, Departamenti i të Drejtës Civile, me udhëheqëse shkencore Endirë Bushatin.
Mbrotja e gradës doktor nënkupton se Gjin Gjoni duhet t’a ketë kryer arsimin e lartë për juridik. Në CV-në zyrtare të Gjin Gjonit, administruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, thuhet se Gjin Gjoni ka kryer një kurs të përshpejtuar universitar, Universiteti i Tiranës. Kurse të përshpejtuare mund të bëhen për berber, murator, manikyr, kuzhinier etj. Kurs i përshpejtuar nuk eksziston në arsimin e lartë. Dipmoma për arsimin e lartë juridik përfshin 4 vite akademike (8 semestra).
Dyshimet që Gjin Gjoni nuk ka një diplomë të rregullt dhe të vlefshme të arsimit të lartë thellohen më tej nga disa fakte dhe rrethana të tjera. Në maj të vitit 2013, Gjin Gjoni u bë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku u detyrua të publikonte CV-në. Në CV shkruante se kishe kryer Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, gjatë vitit 1993-1994, kur dihet se kohëzgjatja e studimeve të larta është 4 vjet.
Në një kohë kur në vitin 1994 Gjin Gjoni pretendon se ka kryer studimet e larta, në vitin 1993 ka filluar punë si ndihmës i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Duket gati e pabesueshme se si një sudent ishte njëherësh edhe ndihmës gjyqtar!
Në vitin 1994 nga ndihmës gjyqtar bëhet gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 1996-1997 Pedagog i jashtëm pranë Akademisë së Policisë Tiranë dhe në vitet 1999-2000, Pedagog i Jashtëm në Fakultetin e Inxhinierisë Gjeologji-Miniera. Në vitin 2009, emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Në vitin 2013 zgjidhet anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pra bëhet pjesë e qeverisjes së drejtësisë. Po në vitin 2013, ishte zëvendëskryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare si dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. Në vitin 2015, Gjin Gjoni zgjidhet president i Këshillave Gjyqësorë të Ballkanit. Në vitin 2016 zgjidhet përmes një shorti të dyshimtë anëtar i Kolegjit Zgjedhor.
Në vitin 2020, Gjin Gjoni largohet nga sistemi gjyqësor me dorëheqjen duket evituar përballjen me Vetingun. Në vitin 2021 mbron gradën doktor.
Fakte për SPAK-un, fshehja e vilës
Në vitit 2014, Gjin Gjoni u kallëzua penalisht nga ILDKPI për deklarim të rremë, falsifikim të dokumenteve, pastrim të produkteve të veprës penale etj. Sipas ILDKPI, Gjin Gjoni, deri në vitin 2014, kishte fshehur mbi 2 milionë euro pasuri. ILDKP pretendonte se Gjin Gjoni, përpos pasurive të tjera, kishte blerë edhe një vilë me vlerë 700 mijë euro në Farkë, në vitin 2012, me burim të dyshimtë.
Në maj të 2014, dosja e bujshme i kaloi Prokurorisë së Elbasanit, e cila regjistroi procedimin penal me nr: 1098 për dy vepra penale: “falsifikim të dokumenteve” dhe “fshehje të pasurisë”.
Gjin Gjoni e bllokoi prokurorinë me disa lëvizje procedurale dhe arriti ta mbyllte çështjen.
Megjithatë, në kuadër procedimit penal, Prokuroria e Elbasanit pyeti Gjin Gjonin dhe Elona Çaushin rreth pretendimeve të ILDKP për pasurinë e tyre.
Sipas dosjes, Gjin Gjoni deklaroi para prokurorit se, së bashku me bashkëshorten kanë realizuar kontratën për blerjen e vilës në Farkë, por më pas e ka anuluar kontratën, pasi nuk ka pasur para për të paguar këstet dhe se nuk i ka pëlqyer çmimi.
Pra, Gjin Gjoni, tha se nuk kishte vilë.
Gjin Gjoni ka pohuar në prokurori ndër të tjera se “Për sa i përket pikës 7 të kallëzimit penal që ILDKPKI pretendon se është deklarim i rremë nuk qëndron, pasi nga ana ime dhe bashkëshortes sime rezulton se është deklaruar kontrata e sipërmarrjes dhe e porosisë me nr. 1416 Rep dhe nr. 167 datë 24.04.2012 sipas deklarimeve të realizuara në deklaratën e pasurisë së vitit 2013… Kontrata me vlerë 700 000 euro është zgjidhur duke u anuluar me kontratën e dytë të lidhur pas saj. Zgjidhja e kontratës është bërë për shkak të mospëlqimit të çmimit”.
Gjin Gjoni e dha dorëheqjen në përfundim të lejes dyvjeçare prindërore që mori nga ish-KLD-ja në vitin 2018, ku ishte anëtar edhe vetë, ndërsa Ilir Meta ishte kryetar.
Në tetor të vitit 2020, Gjin Gjoni regjistroi në QKR studion e avokatisë “G&G LAW FIRM”. Në dokumentet e regjistrimit, ish-gjyqtari deklaron edhe adresën e banimit, që është pikërisht; ‘Rolling Hills’, Vila nr. 69, Farkë, Tiranë.
Nuk marrim përsipër të themi nëse është apo nuk është e njëjta vilë, por ka dyshime të forta se Gjin Gjoni mund të ketë gënjyer prokurorinë në 2014, për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale.
Gjithashtu ftojmë SPAK të konsiderojë si ndicie resprotin Flumen Park në Ibë, një investim disa milionë eruo. A është ky resort një pasuri tjetër e fshehur e Gjin Gjonit? /Prapaskena/
Komente

Gjin Ndrec Ndue Gjoni të dashur pershkrues dhe komentues ishte në atë kohë nxënës i dalluar në shkollë,nder300 nxënës ai ishte me i miri,pra nuk eshtë dokush do dhe u bë ai që u bë,ishte nxexes me të gjitha 10ta,janë si fis njerëz të zgjuar, eshtë personi më i duhur për Lezhën dhe shqipninë,i uroj suxese.
PërgjigjuPerfundimi:Ka filluar veterinarine,nuk e ka vazhduar,ka bere 6 muaj kurs plepash e nje vit kurs juridik,ka mbrojtur dhe /doktoraturen/,nese mund t'a quajme te tille.Ceshtja eshte se kush ishin ata, ne te gjithe shkallet e drejtesise, ku i ra rruga e fati ketij, e nuk e pane apo t'a kontrollonin vertetesine e fakteve.Nese kane qene budallenj dhe i kane marre si te mireqena,atehere mund te themi qe Gjoni ka qene magjistari me i madh i drejtesise qe ja kalon per nga numrat qe ben dhe D.Copperfield,por nese jane pjesemarres me dashje dhe me ndergjegje te ketij maskarlleku,atehere dhe ata duhet te merren pergjegjes penalisht.Perhere e me teper ky ngjan me personazhin e L.Di Caprios tek filmi/Catch me if you can/.Dhe se dyti,ka ardhur koha qe media e SPAK,secili per llogari te vet,te bejne detyren e t'i faktojne vertetesine e te dhenave te mesiperme te artikullit.
PërgjigjuPo ka shume njeres,qe pervec arsimit perkates qe kane pasur,kane vazhduar nje fakultet te dyte.Pse ju duket cudi kjo?Ne qoftese keni prova,qe ka diplome te falsifikuar,atehere publikoheni,qe ta marim vesh dhe ne.Akuza qe jo ka mbaruar per veterinier,eshte e kote.Mund te kete pasur vullnet per nje fakultet te dyte.
PërgjigjuPO MOJ MIRELA, NE CILIN VEND TE EVROPES ME KURS TE PLEPAVE BEHET MAGJISTRAT APO TE MARRE TITULLIN DOKTOR, E TANI TE BEHET EDHE DEPUTET NE KUVEND. KJO SHOQERI ESHTE FUTUR NE XHUL AQ THELLE SA NUK E DI KUR DO PASTROHEMI. MJERR NE.
Mirela ky mundet te bej sa shkolla te doje por me radhe e me sere. Turp per ata profesor qe e kane bere koleg me nje kurs 6 mujor ne plepa te Durrsit. Dhe kur ishte ne plepa me se shumti mbahet mend ne nje kjosk afer fakultetit te pyjeve ku bente hamburgera me Torin nje djal i lagjes ne Institut. Sali gerdalla me keta e Lym murrizin do te fitoj trapin
Nuk e di nese ka vend per akuze por Gjin Veterineri ka bere masaker me vendimet e tij per bariu te koruptuar. Sa per student i drejtesise ne UT fakulteti i drejtesise nga viti 1993 - 199i nuk ka qene. Ne ato vite keni patur student ish prokurorin Agron Gjana i larguar nga vetingu. Pyetni ate. Pyeteni edhe si e armatosi Garda nipin e Jeminit ne '97 per te shtypur revolten e jugut.
Ti Mirela,si pak të hollë e paske humorin.Po fundja gjithë dynjaja e di që ky maskarai me marifete i ka ngjitur shkallët në shërbim të "pashait" saliut.Dhe e bukura është se ska koqe ti dali së keqes përpara,por hiqet si zvaranik.Tani që të mos largoemi nga tema,ty çtë lidhë me këtë palo gjyqtarë,se fundja ky diçka di nga këto palo punë ,dhe di të mbrohet nëpër gjykata.Të fala të mi bëshë Gjinit,ushtarit të gjeneralit sali.Usht!
JO Mirela! Në shkrim nuk thuhet gjëkundi që mos bëjnë fakultet të dytë,por ngrihet problemi i inkriminimit. Ai deklaron që nga 1994-1994 ka kryer fakultetin e drejtësisë ndërkoh që ishte i punsuar n/gjqtar. A shkon kjo?? Ku ke par ti që shkolla lartë bëhet 1 vit? Pastaj pyesni ata që kan mbaruar në ato vite, e njeh njeri? Hiç. Ky ësht gjqtari i plepave që i emroi plaku Mere që e bëri shqipërinë avganistan . Pastaj ky bashkë me Fatmirën jan sinonimi i korrupsionit. Mos i dil në mbrojtje.