Gjin Gjoni propozohet për kandidat nga demokratët e Lezhës, reagon PD: Përjashtohen ata që dorëhiqen për shkak të vetingut

22 Korrik 2020, 16:08| Përditesimi: 22 Korrik 2020, 16:50

  • Share

Burim zyrtare nga PD për Report Tv konfirmojnë se Gjin Gjoni është propozuar si kandidat për deputet nga dega e PD Lezhë, por mohon që ai do të pranohet pasi sipas kritereve të vendosura për përzgjedhjen e kandidatëve nuk pranohen ata që janë shkarkuar nga vetingu dhe as ata që kanë dhënë dorëheqjen për shkak të vetingut.

"Në metodologjinë e hartuar të seleksionimit të kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është përcaktuar qartë si kriter përjashtues, që nuk mund të kandidohet nga PD “asnjë individ i cili është larguar nga detyra për shkak të vetingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vetingut”, thonë burimet zyrtare në PD për Report Tv.

Më 17 korrik 2020 Gjin Gjonit  ka firmosur dorëheqjen nga drejtësia për të shmangur përballjen me vetingun, ndërsa ditën e sotme ai u propozua nga dega e demokratëve në Lezhë si kandidat për deputet.

Gjin Gjoni, një nga njerëzit më të përfolur për pasuri paradoksale, vendime skandaloze dhe shorte të dyshimta në drejtësinë shqiptare.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bobo: 22/07/2020 23:04

    Na mbyten Qin Gjonat?

    Përgjigju
  • Leshjani: 22/07/2020 17:18

    Bravo PDje Lezhe per kanditaturat !gjth Frroka Marka Nduja Pjetra Zhina etjer.

    Përgjigju
  • Cubi: 22/07/2020 16:57

    Ju takon ta mbajn afer,ti japin poste etj. Ky eshte lodhur ka punuar mbi 25 vjet per shqupin,tani duhet shperblyer si shum te tjer. GJYNAH i shkreti.!!!!!!

    Përgjigju
  • Plepistat nuk mbarojne kurre, kane rrenje te thella: 22/07/2020 16:42

    Xhin Xhoni mund te kandidoje per cfare te kete deshire madje edhe te behet presdient, por demin me te madh ja ben PD-se, dihet kjo pune ne se PD vazhdon dhe perzgjedh deputete nga kjo kategori mjeranesh te korruptuar qe kane bere pasuri perallore ne kuriz te popullit, qafen e pates ka per te ngrene ne votime, nga 35 % do veje ne shifren e dashur te presidentit shqiptar 7 %.

    Përgjigju
  • Tirona: 22/07/2020 16:36

    Nje lajme i mire per intelektualet e vertete te antaresise se PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?