Gjinekologia Mimoza Keta në ‘Rreze Dielli’: Ja kur duhet të rifilloni marrëdhëniet seksuale pas lindjes

8 Nëntor 2022, 12:51| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 14:04

  • Share

Një sërë pyetjesh  dhe problematikash shoqërojnë nënat e reja pas lindjes. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, gjinekologia Mimoza Keta dha disa këshilla tepër të vlefshme se si nënat e reja mund ta kalojnë sa më lehtësisht këtë periudhë ndryshimi në jetën e tyre. Ndërsa u ndal tek një nga pyetjet më të shpeshta që kanë çiftet e reja pas ardhjes në jetë të fëmijës. Sa kohë pas lindjes mund të kryhen marrëdhenie seksuale?

Sipas mjekes gjinekologe Mimoza Keta marrëdhëniet seksuale pas lindjes mund të fillojnë jo më parë se pa kaluar 6 javë nga lindja e foshnjës.

Normalisht pas 6 javësh ose 45 ditësh trakti riprodhues rikthehet në gjendjen që kanë qenë në fillim të shtatzanisë. Gjatë kësaj periudhe, kontraktimet e mitrës do të jenë shpesherë ,nëna kur i jep gji bebit, do të ndjejë kontraksione të mitrës. Në të dyja rastet si për lindjen natyrale dhe cezariane periudha e rikuperimit është e njëjtë. Gruaja ka periudhën e lehonisë 6 javë, në fund të javës së 6 aparati riprodhues është kthyer në gjendjen e mëparshme, kanë ikur sekrecionet hemoragjike, kanë filluar sekrecionet e bardha, gruaja fillon ciklin e vetpastrimit” u shpreh ajo.

Ndër të tjera ajo tha se pas fillimit të raportit seksual paslindjes, nënat duhet të tregojnë kujdes pasi kanë një probabilitet më të lartë për të ngelur shtatzënë, ndërsa  theksoi se gjidhënia i mbron nënat nga një shtatzani e padëshiruar.

Ushqyerja me gji është metoda kontraceptive që të mbron 98% nga një shtatzani e padëshiruar.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?