Gjatë fjalës së tij, teksa prezantonte draftin e PS-së, Gjiknuri është ndalur të shpjegoj edhe pse sipas tij është e pamundur që të ruhen koalicionet parazgjedhore me lista të hapura. Këtë po e jepte me një shembull, se si opozita mund të bënte renditjen që të shkonin në një listë të përbashkët me aleatët.
"Kush janë përfitimet e mija si parti për t’u futur në koalicion?! Formulimi që kemi bërë, thuhet se partitë kanë përcaktuar që në marrëveshje se cilët numra në listë do t’i përkasin kujto partie.
Për shembull, Lulzim Basha numri 1 në Tiranë, Monika Kryemadhi numri dy dhe treshin ja lemë Shpëtim Idrizit. Unë po tregoj si do jenë listat e opozitës sipas mendimit tim! Si e mendoj unë listën po të isha Lulzim Basha, po s'jam.
Elektorali është i qartë, edhe numri 2 edhe numri 5 është i qartë i LSI-së! Pra nëse zgjidhet, Monika atje thotë është mandati i LSI-së. Numri 5 zgjidhet Brahimllari, pra ata janë të qartë dhe formojnë grupin e tyre parlamentar“, tha Gjiknuri.
Lajmi kryesor:
Gjiknuri: Cili vend ka lista të hapura e koalicione?! Murrizi: Në tetor çoj në 'Kushtetuese' Kodin Zgjedhor sipas PS!
B.K.//ReportTv.al