Gjinushi pas rizgjedhjes në krye të Akademisë së Shkencave: S’e vlerësojnë dot procesin ca deputetë parazitë të opozitës! I vetëm në garë? E drejta ime

24 Tetor 2023, 14:26| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 15:57

  • Share

TIRANË- Pa praninë e medias, me 51 vota pro dhe vetëm dy kundër, Skënder Gjinushi u rikonfirmua në detyrë si kryetar i Akademisë së Shkencave. Zgjedhjet u mbajtën më datë 20 tetor, ndërsa i ftuar në Report Tv Gjinushi foli për këtë proces, i cili në fakt ka hasur shumë kundërshti nga opozita për ligjin që u ndryshua duke i lejuar një mandat tjetër në krye të Akademisë së Shkencave.

I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Gjinushi pati një koment për opozitën duke thënë se nuk mund ta japin vlerësimin për Akademinë e Shkencave disa deputetë parazitë, që sipas tij nuk e kanë as formim për ta gjykuar. Ky duket edhe si një ‘thumb’ për Ina Zhupën, e cila ka qenë ndër zërat më kritikë të këtij procesi. Gjinushi thotë se në katër vite Akademia e Shkencave ka ndryshuar imazhin e saj.

“Kishin merak që meqë vija nga politika se mos politizoj Akademinë, por në fakt vazhdon po ai zakon i krahëve politik që duan të fusin hundët kudo. Akademia e Shkencave ka 4 vite që ka ndryshuar imazhin e saj. Vlerësimin për të nuk mund ta japin ca deputetë parazitë që s’kanë as kulturën për të gjykuar Akademinë e Shkencave. Duan të mbyllin sytë për gjitha ca ka bërë akademia e shkencave. Ne kemi vlerësimin e gjithë partnerëve, shkollat e larta apo partnerët ndërkombëtarë”, tha Gjinushi.  

Ai pretendon se zgjedhjet nuk u mbajtën fshehurazi.

“Zgjedhjet nuk mund të bëhen fshehurazi se zgjedhjet janë lajmëruar nga të tjerë 1 vit para, i kemi njoftuar 1 muaj e gjysmë para në mënyrë publike”, tha

Sa i takon garës ndërsa nuk kishte asnjë kandidat tjetër, Gjinushi thotë se ishte e drejtë e tij dhe se në fakt e kanë propozuar akademikët. Ai e krahasoi procesin e garës me politikën.

"Është një e drejtë e personit. Kemi të bëjmë me 54 akademikë që dinë të gjykojnë dhe vlerësojnë. Fushata për Akademinë është bërë 4 vite, se vlerësohesh për gjithë punën që ke bërë dhe jo si individ, por si kryesi, asamble dhe vlerësimi është maksimal, u shpreh dhe me votë. Vota është  e fshehtë.

Gara bëhet, fiton dhe afrove kur kundërshtari dorëzohet. Nuk jemi në politikë. Në politikë quhet defekt kur mungon opozita, në gjithë zgjedhjet e brendshme në një parti synohet konsensus. Në politikë ai që fiton dhe qeveris, tjetri i bën oponencë, nuk qeverisni bashkë, akademia është 1, do zbarojë një program dhe sheh kush është ekipi më i përshtatshëm për të drejtuar në një moment të caktuar", tha Gjinushi. 

Platforma e Gjinushit në këtë mandat të dytë, parashikon mes angazhimeve kryesore kthimin e Akademisë dhe të instituteve përkatëse në qendrën kryesore të kërkimit  e studimit në shkencat albanologjike dhe realizimin me sukses të tri projekteve madhore në Albanologji, Fjalorit të Shqipes, Historisë dhe Enciklopedisë së Shqiptarëve

Ora 15:56
Gjinushi heq për pak kostumin e akademikut: Berisha duhej të ishte hetuar që në 1998 për ngjarjet e '96, krizën e '97 e grushtin e shtetit

 

Skënder Gjinushi ishte sot i ftuar në studion e “Sot Live në Shqipëri’ për të folur për zgjedhjen e tij si kryetar i Akademisë së Shkencave si dhe reformat në këtë institucion.

Por në një moment vendosi të heqë kostumin e Akademikut dhe komentoi situatën aktuale politike ku e gjithë vëmendja është përqendruar tek dosja e aferës së privatizimit të ish kompleksit Partizani për të cilën ish kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

“Nuk jam këtu për të politizuar akademinë por jam për të akademizuar politikën” sqaroi Gjinushi i cili ndër vite në politikë ka mbajtur dhe postin e ish zv/kryeministrit dh e ish kryetarit të parlamentit. Po të flas si qytetar i kësaj Republike apo ish duke i rënë shkurt fare të njëjtat vlerësime janë bërë që në 1998. Ngjarjet e 1996; manipulimi i madh i zgjedhjeve, kriza e 1997; grushti i shtetit 1998; çështja e Rambujesë, 1999 dhe kontrabanda e naftës e të tjera. Të tëra këto, kishin krijuar bindjen e plotë se politikanët që bazojnë politikën e tyre mbi dhunën, antiinstitucionet dhunën e korrupsionin masiv. Sepse ndërtimet pa leje, piramida, kanë qenë korrupsion i organizuar dhe ligjëruar. Të gjitha këto duhej që ky politikan të izolohej, pasi ishin të papajtueshme me demokracinë. Atëherë BE mori pozicionin për ta izoluar që në 1998, por më pas vijuan gjërat. Nuk do të shtoja asgjë në vlerësimet e mija çfarë është thënë në 1998. Dihej që do të vërtetoheshin një ditë pasi u përpoqën ti mbulojnë, justifikojnë ose barazojnë. Ka qenë shumë i vonuar, por nuk hy dot në politikë të thellë për shkak të pozicionit” tha Gjinushi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?