Gjinushi rizgjidhet kreu i Akademisë së Shkencave, ironizon Zhupa: Zili do ta kishte Enver Hoxha për këtë rezultat mbresëlënës

20 Tetor 2023, 14:45
  • Share

1697110040_zhupa.jpg

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar për rizgjedhjen e Gjinushi si kreun e Akademisë së Shkencave. Sipas saj, Gjinushi është zgjedhur me porosi të qeverisë ndërsa shprehet se edhe procesi ishte zero demokratik.

‘Ligji me porosi çoi në farsën dhe uzurpimin e sotëm të karriges së kryetarit nga Gjinushi, me votimet në Akademinë e Shkencave. Skënder Gjinushi veshi kostumin me porosi që i qepi paligjshmëria e deputetëve socialist.

Një tragjikomedi në Akademinë e Shkencave, ku zgjedhje nuk pati po vec votime komuniste, dhe ku kalbëzimi shtoi rrënjë për të bllokuar lirinë dhe veprimin brenda këtij institucioni. Kjo ishte prova që ndodhi ajo që kishim paralajmëruar, ligji shkatërronte zgjedhjet, shkatërronte akademinë dhe paracaktonte Gjinushin përsëri në krye.

Me dyer të mbyllura dhe larg syrit të mediave dhe të publikut është emëruar “me zgjedhje” kryetari i vjetër dhe i ri Skënder Gjinushi. Ndërkohë që mandati i ka mbaruar me 18 Korrik, vendosi zgjedhje kur donte edhe si donte, duke përfituar nga ligji me porosi që u bë vetëm për ambiciet e tij në shkelje të kushtetuese.

Pa garë, pa fushatë, pa korpus të saktë votuesisht, pa platformë, pa ligj ai ka dalë fitues me 98% të votave. Zili do e kishte edhe Enver Hoxha për këtë rezultat mbresëlënës.

Akademia e Shkencave duhet përfaqësonte model elitar të zgjedhjeve, të procedurave, të modelit demokratik, të barazisë dhe konkurencës, si garës së ideve. Fatkeqësisht ngeli në moçal, si rezultat i futjes brutale të Kuvendit në një proces zgjedhor për ta kthyer në farsë dhe turp.

Ligji që prodhoi këtë farsë sot po punohet dhe do dërgohet në ditët në vijim në Gjykatën Kushtetuese. Beteja kundër uzurpimeve vazhdon.’- tha Zhupa


Lajmi kryesor:

I vetëm në garë, Skënder Gjinushi rizgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave me 51 vota pro e 2 kundër! Nuk ndryshon as zv/kryetari


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?