Ina Zhupa dhe Skënder GJinushi

Gjinushit i mbaron sot mandati në krye të Akademisë së Shkencave, Zhupa denoncon: Piruetat e tij duan t'i japin mandatin e dytë antikushtetues

19 Korrik 2023, 10:41| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 10:55

  • Share

TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa thotë se duke shkelur rregulloren po kërkohet që në Komisionin për Edukimin dhe mjetet e Informimit të hidhet për votim pa diskutim, pr/ligji që i hap rrugën Skënder Gjinushit të sigurojë një mandat të dytë në krye të Akademisë së Shkencave.

Në një postim në facebook ajo akuzon  ligjvënësit e PS-së, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj si pirueta të Gjinushit për ta mbajtur atë në postin e kryetarit të Akademisë.

I kërkojnë që nisma e tyre të hidhet në votim  sot në orën 11:00 pa disktutime.

Postimi në facebook

"E paprecedentë! Gjinusho-deputetët, tentojnë të shkelin me këmbë ligjin dhe rregulloren! Sot Skënder Gjinushit i mbaron mandati në krye të akademisë dhe me pirueta pushteti do të siguroj një të dytë antikushtetues.

Që dje deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj të presionuar nga kryetari pa mandat Skënder Gjinushi, të vënë pas murit nga interesat e tij kërkojnë ta kthejnë kuvendin në shkelës të ligjit, si noter i ambicieve klaniste.
Me një kërkesë të paprotokolluar, të pa arsyetuar nuk mund të mblidhemi jashtë programit të komisionit, tentojnë ti shkatërrojnë parlamentarizmin.

Kërkojnë votim të një projektligji sot në orën 11:00, pa diskutime!

Votim smund të ketë kur

1- Relacioni është i pasaktë dhe me mashtrime.

2- Projektligji vjen hapur në konflikt interesi, ku bashkë propozuesi Gjinushi, e kërkon për mandatin e tij

3- Akademia e Shkencave hyn në zgjedhje sipas statutit me mbarimin e mandatit të kryetarit.

4- Ka 3 kërkesa proceduriale në organet e kuvendit për këtë çështje.

5- Ska një sqarim shterues mbi peticionin e 52 akademikëve, na sillet për një vendim të 2022, dhe sot jemi në kushtet të tjera të zgjedhjeve në akademi. Duhet një dëgjesë me ta.

Ne jemi deputet që duhet të na shqetësojnë hallet e qytetarëve dhe jo hallet e karrierës 30 e ca vjecare të ish ministrit të diktaturës. Ndaloni palacollëkun dhe maskarallëkun!

Respektoni rregulloren dhe ligjet. Paguheni nga taksat e qytetarëve, jo nga borderoja e Gjinushit!

Ndërkohë Akademia e Shkencave pranon se ka mbaruar mandati Gjinushit por njofton se data e zgjedhjeve do të caktohet pas pushimeve në konsultim me Asamblenë e ASh-së.

"Për sa i takon zhvillimit të zgjedhjeve të reja në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, për funksionin e Kryetarit dhe zëvendëskryetarit, ato do të zhvillohen konform Ligjit 53/2029 për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë dhe konkretisht, neni 8, pika 2: Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Kryesisë zhvillohen gjithmonë në fund të vitit. Për këtë arsye, Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, menjëherë pas pushimeve do të caktojë datën e zgjedhjeve në konsultim me Asamblenë e ASh-së, ndërkohë që vazhdon kryerjen e funksioneve të saj konform ligjit" thuhet në njoftimin e kryesisë së Akademisë

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledina: 24/07/2023 08:12

    Zhupa eshte tipike e thenies se Albert Ainshtainit: "Ne Demokraci dy laraska (Ina Zhupa e Flutra Acka) e mundin nje te mencur (Skender Gjinushin); por ne Kuvendin e Shqiperise Partia Socialiste ka me shume laraska!

    Përgjigju
  • Mergimtari: 19/07/2023 15:29

    Zgjidheni kete "akademikene PD-s",Ina Zhupen ne krye te Akademis te Shkencave.Bejeni per te plotesuar vendin vakant,e te mos behen zgjedhje pas pushimeve.

    Përgjigju
  • Buda: 19/07/2023 14:44

    Bravo Petro Koci. Eshte e dokumentuar ne arkiven e Ministrise se Arsimit dhe e botuar neper gazetat e kohes se Akademia e Shkencave e Shqiperise u shkri ne vitin 2007 me porosi te kryeagjentit serbo-franko-rus, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Vuk Bersha nga "profesoret berishiste Artan Fuga dhe valentina Duka etj. Artan Fuga u shperblye me titullin e perjetshem "Akademik", ndersa Valentina Duka me mandatin e deputetes ne Kuvendin e Shqiperise dhe fronin e mbretereshes se perjtshme te Shefes se Departamentit te Historise ne Fakultetin e Historise dhe te Filologjise.

    Përgjigju
  • Gjitoni: 19/07/2023 12:21

    Ina cupa e spiunit dhe motra espiunit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?