Gjiri i Gramës, në Gadishullin e Karaburunit është një ndër destinacionet e preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në bregdetin e jugut të Shqipërisë.
Gjiri i Gramës gjendet në rrëzën e shpatit perëndimor të malit Rrëza e Kanalit, në perëndim të qytezës së Orikumit në rrethin e Vlorës.
Teksa qarkullojnë video në rrjetet sociale, se nuk ka shumë pushues këtë vit, kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Gjiri i Gramës, duke treguar të kundërtën, teksa shkruan se, Gjiri i Gramës është një vend i cili preferohet të vizitohet nga turistë të shumtë.
“Gjiri i Gramës është si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit. Mbushur me patronazhistë kuptohet, që i çuam nga deti me autobusa se me rrugë është ca si e pamundur”, shkruan Rama.
Gjiri detar shfrytëzohet si një plazh i vogël për të pushuar, ku drejt tij shkohet me rrugë tokësore, por edhe detare.
Po miro ram ky blendi ne faket celulari i blendit ku me dat 1 gusht oro 15-30 ka ber nj vidjo lajf nga gjiri grames ku aty nuk kishte sikur 1 pushues dhe ai plazh ishte i teri bosh thua te na mashtroj po telefoni nuk genjen o ram ose blendi do ket telefon anti shqipetar.
Përgjigju