GjiroClassica bën bashkë artistët e rinj nga Rajoni në Konkursin Internacional të Instrumentistëve të rinj ‘tempo’ në Gjirokastër

20 Maj 2022, 19:59| Përditesimi: 20 Maj 2022, 21:37

  • Share

Instrumentistë të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi janë bërë së bashku në Gjirokastër, në Konkursin Internacional të instrumentistë të rinj “tempo” në edicionin e vet të parë, zhvilluar nga GjiroClassica.  Për tre ditë me radhë të rinjtë do të konkurrojnë në violinë, violonçel dhe piano. Për organizatorët eventi është një mundësi e mirë për të rinjtë që të tregojnë aftësitë e tyre. Ndërsa qëllimi I eventit është nxitja e të rinjve drejt muzikës klasike.

“Festivali Gjiroclassica këtë vit është në edicionin e dytë, ky ishte koncerti i dytë, ka qenë një koncert i artistëve të rinj që mbështeten nga Gjiroclassica dhe do jetë dhe një i tretë më vonë që do jetë klasikja takon xhazin kështu që ju ftoj të gjithëve të jeni të pranishëm. Është një vepër që është klasik por që i takon xhazit, është një formacion piano, bateri dhe kitare, shumë interesante si gjetje. Unë e ndjej se Gjirokastra na do po ashtu dhe publiku dhe po aq sa dhe ne e duam Gjirokastrën përderisa ke vendosur që ta zhvillojmë këtu, unë e ndiej që publiku po familjarizohet çdo ditë me ne”, tha një e pranishme.

“Ky është edicioni i dytë dhe jemi shumë të lumtura sepse në këtë edicion të dytë ne kemi sjellë një konkurs për instrumentistët e rinj dhe kjo është shumë e rëndësishme për muzikën klasike, për mënyrën dhe për edukimin sesi këta fëmijë duhet të rriten më pranë muzikës klasike. Është e vetmi ushqim për shpirtin, për mendjen. Nuk i pengon asgjë thjesht nëse bëhen të gjithë bashkë çdo gjë është e mundur”, tha një tjetër.

GjiroClassica, festivali I muzikës klasike në Gjirokastër, u organizua për herë të parë vitin e kaluar duke sjellë në qytet për vizitorët, turistët dhe artdashësit, muzikën klasike, krahas iso-polifonisë si pjesë organike e qytetit.

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?