Kronikë
Top 24

Dëborë e dendur në Gjirokastër, arrin në 40 cm, pezullohet mësimi në të gjithë Qarkun (VIDEO)

9 Janar 2019, 08:38| Përditesimi: 9 Janar 2019, 09:22

  • Share

GJIROKASTRA - Edhe Gjirokastra është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës. Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se trashësia e borës në qytet arrin në 10 cm, ndërsa në zonat rurale 30-40 cm ku janë bllokuar dhjetëra fshatra. Probleme ka në fshatrat Golem dhe Zagori ku trashësia e borës arrin në 30 cm si dhe Frashër të Përmetit, Lopës dhe Kurvelesh të Tepelenës. Fshati Zhepë në Përmet është krejtësisht i izoluar pasi trashësia e dëborës arrin në 40 cm. Kjo situatë ka sjellë pezullimin e mësimit në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës me urdhër të Drejtorisë Arsimore.


Lajmi kryesor:

Shqipëria nën 'pushtetin' e dëborës/ Ndërpritet mësimi në 280 shkolla, bllokohet Rruga e Kombit/VIDEO


Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?