GJIROKASTËR- Një 15-vjeçar është plagosur me thikë në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’18 shtatori’, ku nxënësi A.T 15 vjeç ka mbetur u plagosur nga një djalë tjetër.
Sipas raportimeve, adoleshenti është plagosur nga vëllai i një vajze 13-vjeçare, pasi e kishte paralajmëruar të mos i ngacmonte motrën në rrjetet sociale apo ngacmime në rrugë.
Një dëshmitare pranë vendit të ngjarjes tha se i riu nga Tepelena ishte goditur me thikë në bark.
‘Nuk i pashë fare se kush qe. Pashë nja vajë tha është çfarë djali me thikë. Ishte nga Tepelena. Gjaku vu djalit. I dhamë ndihmën e parë. I mori ambulanca iku djali. Ata janë fëmijë. Pro prindi duhet të ketë kujdes, pasi bëhet hataja. U tronditëm jashtë mase, pasi djali i doli gjak ishte çarë në bark.’- tha dëshmitarja.