Kronikë

Gjirokastër/ 3 turistë grekë humbën rrugën gjatë eksplorimit në malin e Priskës, shpëtohen nga policia

24 Mars, 22:01| Përditesimi: 24 Mars, 22:16

  • Share

Gjirokastër-Policia ka shpëtuar 3 turistë grekë që kishin humbur rrugën duke eksploruar malin e Priskës në Gjirokastër.

Shkak për humbjen e rrugës për turistët ishin bërë kushtet e vështira atmosferike, terreni i thyer malor dhe errësira.

Pasi janë gjetur nga policia, turistët janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, ndërsa janë në gjendje të mirë shëndetësore.

‘Shërbimet e Policisë u shkojnë në ndihmë 3 turistëve grekë, të cilët kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në malin e Priskës, në fshatin Pavar, Ballaban, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, terrenit të thyer dhe errësirës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pas njoftimit të marrë nga 3 turistët grekë, të cilët kërkonin ndihmë pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në fshatin Pavar dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit, kanë shkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë’, njoftoi sot policia.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?