Kronikë

Gjirokastër/ Aksident te kryqëzimi i ‘Urës së Kardhiqit’, vetura përplaset me autoambulancën që transportonte pacientin për në spital, 3 të plagosur (VIDEO)

24 Korrik, 10:26| Përditesimi: 24 Korrik, 11:39

  • Share

Gjirokastër- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme (24 korrik) në Urën e Kardhiqit, në kryqëzimin Sarandë-Gjirokastër-Tepelenë, në aksin Gjirokastër-Tepelenë, me pasojë 3 të plagosur.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, dy drejtues të automjeteve të përfshira në aksident dhe pacienti i cili po transportohej me autoambulancën e përfshirë në aksident.

Bëhet e ditur nga veprimet paraprake herimore se automjeti tip BMË, me targa TR8732L, i ka prerë rrugën autoambulancës së Spitalit të Tepelenës me targa AB220AT. Për pasojë autoambulanca pas përplasjes ka përfunduar anash rrugës, ndërsa automjeti është dëmtuar në pjesën e përparme.

Kjo e fundit vinte nga drejtimi jugor, ndërsa autoambulanca transportonte një pacient në Reanimacionin e Spitalit të Gjirokastrës.

Pacienti pas përplasjes është dëmtuar edhe më shumë, ndërsa kanë ngelur të lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve respektive. Policia po heton për të zbuuar shkaqet e aksidentit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?