Foto arkive

Kronikë

Gjirokastër/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt! Akuzohet për abuzime me tenderat

17 Janar, 14:11| Përditesimi: 17 Janar, 14:36

  • Share

Një ish-zyrtar i Bashkisë së Memaliajt është arrestuar pasi akuzohet për shpërdorim detyre, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. 

Ergi Shehu i cili ka mbajtur dhe postin e Ish-kryetarit të komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt, akuzohet se brenda 2023 – 2024 ka mashtruar disa administratorë duke falsifikuar dokumente për disa tenderë

"Nga hetimet e kryera për disa muaj, me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 2023-2024, kur ka qënë i punësuar në bashkinë Memaliaj, ka shpërdoruar detyrën si kryetar i komisionit për prokurimet publike, duke mashtruar administratorët e disa subjekteve tregtare dhe duke falsifikuar dokumentet e nevojshme për disa procedura prokurimi' informoi sot policia e Gjirokastrës.

31 vjeç, banues në Memaliaj u ndalua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare. 

S.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?