Siguria në raste zjarresh u testua përmes një simulimi në një shkollë të Gjirokastrës.
Mbrojtja civile, forcat zjarrfikëse dhe policia e kryen stërvitjen praninë e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu.
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, duke sjellë rëndësinë e ndërgjegjësimit për uljen e rasteve të zjarreve, foli për shtim të numrit të turistëve në muajt e kaluar të këtij viti.
Përgjatë sezonit veror, qarku i Gjirokastrës është një ndër më të prekurit sa u përket zjarreve, sidomos në zonat pyjore. Synimi i simulimit është për të ndërgjegjësuar banorët që të mos ndezin zjarre që mund të përhapen e të shkaktojnë dëme në njerëz e materiale.
Komente

Aktivitete si simulimi i zhvilluar në Gjirokastër janë të rëndësishme për ndërgjegjësimin dhe edukimin e qytetarëve në raste emergjente. Megjithatë, këto veprime simbolike duhet të shoqërohen me investime reale dhe reforma të thella në sistemin e emergjencave civile dhe mbrojtjes. Strukturat përkatëse përballen me mungesë të theksuar të mjeteve teknike, fondeve të mjaftueshme dhe personelit të specializuar. Në shumë zona, mungojnë kapacitetet bazë për reagim të shpejtë dhe efektiv. Edhe Forcat e Armatosura përballen me sfida serioze: mungesë modernizimi, rënie të efektivëve dhe një strukturë komanduese të fryrë me grada të larta që nuk reflektojnë kapacitetet reale në terren. Ndërsa publiku bombardohet me lajme trajnimesh dhe demonstrimesh, në praktikë mungojnë infrastruktura, logjistikë dhe mbështetje financiare afatgjatë. Nevojitet një strategji kombëtare e qëndrueshme që bazohet në nevojat reale dhe jo në retorikë apo veprime të njëhershme për efekt mediatik
Përgjigju