Kronikë

Lirimi i hapësirave publike në Gjirokastër nis me tregun rom, tregtarët: Na lanë pa bukë

14 Korrik, 10:49| Përditesimi: 14 Korrik, 14:57

  • Share

Në periferi të qytetit të Gjirokastrës, në lagjen Grehot, Bashkia ka ndërhyrë këtë të hënë për të liruar hapësirën publike të zënë prej vitesh nga tregu i improvizuar i komunitetit rom.

Ardhja e fadromave ka nxitur reagimin e dhjetëra anëtarëve të komunitetit, të cilët e konsiderojnë këtë treg si të vetmen mundësi për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.

 “S’kemi bukë të hamë, po na qajnë fëmijët në shtëpi. Duam të bëhet një punë e mirë e rregullt, votën e dhamë”, tha një një qytetar.

“Ne me këtë vend në buzë të malit nuk pengojmë asnjë këtu. Na lini të shesim, se vetëm bukë duam”, tha një tjetër.

Ndërkohë nga ana tjetër disa tregtarë kanë falenderuar bashkinë teksa kanë kërkuar që të kenë një treg me kushte të mira,

“Falenderojmë bashkinë për pastrimin që bëri. Bashkia duhet të na rregullojë një treg për ne romët. Jemi hallexhinj, kërkojmë një treg si të gjithë të tjerët. Për aksionin e sotën na kanë lajmëruar para katër ditëve", shprehen ata.

Bashkia e Gjirokastrës e justifikon aksionin me nevojën për pastrim dhe rregullim e territorit. Por deri më tani, nuk ka asnjë plan për ndërtimin e një tregu të ri apo sistemimin e këtyre tregtareve ambulante qe janë ne kushtet e mbijetesës. Ndërkohë, të njëjtat masa nuk janë ndërmarrë në zonat e tjera të qytetit, përfshirë zonën muzeale, ku tregtia informale vijon.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?