Përmes një proteste blegtorët e rajonit të jugut zgjodhën për të treguar situatën e rëndë ekonomike që përjetojnë.
Të mbledhur në urën e Kardhiqit në Gjirokastër, ata kërkuan ndihmë, pasi baxhot e fabrikat ua blejnë qumështin me çmim të ulët, çka po i çon drejt falimentimit.
“Ministrja e bujqësisë të na takojë dhe të na japë zgjidhje. Në kemi 4 kërkesa: Çmim tavan të qumështit, subvencione, kullota dhe veprat ujore. Pa këto nuk tërhiqemi, prapë në rrugë”.
Ata denoncuan se prodhimi vendas është zhvlerësuar, ndërsa importohet prodhim jocilësor nga vendet fqinje,
“S’jemi kundër marrëveshjesh së tregtisë së lirë, por jo kështu. Prodhimi ynë zero, vjen mish me hormone. Të jemi të barabartë me fermerët e rajonit. Jemi drejt zhdukjes. Do ta përshkallëzojmë, deri në plotësim. Njerëzit helmohen me djathë Maqedonie, qumësht Serbie.”
Blegtorët thanë se subvencionet e deritanishme kanë qenë qesharake, dhe paralajmëruan përshkallëzim të protestave nga 1 shkurti.
“Ne kërkojmë subvencione jo sadaka. Jemi të nëpërkëmbur. Do na detyrojnë të kalojmë në ekstrem. Do i çoj dhentë nga Urën e Kardhiqit e deri në kryeministri.”
Njerezit po vdesin per buke,ju derdhni qumeshtin! Nuk eshte menyra e duhur kjo per te protestuar.
Përgjigju