Rreshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme serioze tek akset rrugore në Prefekturën e Gjirokastrës.
Sipas informacioneve të Report Tv, në orët e para të mëngjesit të sotëm u bllokua segmenti rrugor Bënçë-Lekdush, Njësia Administrative Kurvelesh Bashkia Tepelenë për shkak të reshjeve të shiut dhe rënies së inerteve nga lartësitë.
Aksi është i kalueshëm vetëm me një sens drejtimi, pasi është bllokuar nga inertet. Bashkia Tepelenë po merr masa duke dërguar dy automjete për zhvendosjen e inerteve.
Komento