Regjistrimi i ‘Airbnb’ në Gjirokastër/ Nis verifikimi për bizneset informale, nuk iu përgjigjen thirrjes për regjistrim vullnetar! Kreu i tatimeve: Kontrolle në zonën muzeale

1 Dhjetor 2023, 12:36| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 16:45

  • Share

Kur ka përfunduar afati për regjistrimin vullnetar, në Gjirokaster nje numër teper i vogel i njësive akomoduese jane regjistruar me NIPT në Qendrën Kombëtare të Biznesit.Sipas drejtorit të tatimeve ne Bashkine Gjirokaster së shpejti do te nderhyhet për të formalizuar këtë sektor informal.

“Në terren do të bëjmë verifikimet përkatëse sidomos për ato biznese të zonës muzeale që jane të paregjistuar në QKB”, tha Asim Peta, drejtor i Tatimeve, Gjirokastër.

Për administratorët e hoteleve, rregjistrimi i apartamente apo shtëpive që deri më sot kanë punuar në “të zezë” do të çoje në konkurencë të ndershme.

Piro Dhima administrator hoteli: “Formalizimi është gjë shumë e mirë. Do të bëjë që konkurenca të jetë e barabartë dhe të mos ketë abuzime të çmimeve”.

Nëse pronat që jepen me qira në Booking apo AirBnb nuk kanë deklaruar NIPT-in dhe nuk janë regjistruar si subjekte të TVSH-së do të kenë 20% TVSH shtesë.  Kjo taksë do të mbahet nga platformat për të gjitha bizneset informale.

“Platfromat online do të mbajnë nga ata që nuk deklarojnë NIPT-in, do të mbajnë 20 për qind mbi çmimin e deklaruar nga klienti”, shtoi Dhima.

Sektori i hotelerisë dhe turizmit në Gjirokaster është zhvilluar ndjeshëm, por ende strukturat shteterore nuk kanë një database të saktë për numrin e tyre, kjo sepse shumica e pronarëve të banesave karakteristike kanë punuar për shumë vite në mënyrë informale.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pse të rregjistrohet pronari?: 01/12/2023 13:18

    Të rregjistrohet Airbnb që bën fitime gjithashtu

    Përgjigju
  • Qqqq: 01/12/2023 13:14

    Nëse pronat që jepen me qira në Booking apo AirBnb nuk kanë deklaruar NIPT-in dhe nuk janë regjistruar si subjekte të TVSH-së do të kenë 20% TVSH. Kjo taksë do të mbahet nga platformat për të gjitha bizneset informale. 20% TVSh mbi tarifen e platformave Booking apo AirBnb dhe jo të çmimit të hotelit, dizinformues injorantë.

    Përgjigju
    • Xhindi: 01/12/2023 13:42

      Po rri, mos i trego te gjitha.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?