Foto ilustruese

Gjirokastër/ Dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, 2 në hetim

31 Korrik, 13:23| Përditesimi: 31 Korrik, 13:26

  • Share

Dy persona do të hetohen në gjendje të lirë pasi dyshohen se i dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme në Gjirokastër dhe Tepelenë.

66 vjeçari me inicialet A. H., banues Gjirokastër dyshohet se të hënën e 29 korrikut, në vendin e quajtur "Memola", mbi kodrat e Viroit, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

67 vjeçari, me inicialet K. Q., banues në fshatin Veliqot dyshohet se më 28 korrik, në vendin e quajtur "Brez", ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?