Në një kohë kur bota reflekton mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës, lumi Drino, si dega kryesore e lumit Vjosa, shpallur “Park Kombetar” ofron një pamje të dhimbshme: mbeturina, ujëra të zeza dhe neglizhence institucionale.
Tashmë që ka ardhur stina e nxehtë, ndotja e Drinos dhe era kundërmuese po shkaktojnë probleme serioze jo vetëm për banorët, por edhe tursitët që vendosin të vizitojnë qytetin e UNESCO-s.
Janë 8 pika të shkarkimit të ujërave të zeza që derdhen në shtratin e Drinos. Konkretisht pikat e shkarkimit nga zona e ish SMT-së deri në zonën e Gërhotit, rreth 3 kilometra.
Bashkia e Gjirokastrës nuk ka një strategji konkrete për evitimin e ndotje ndersa jashte kameras një specialist mjedisi, i ketij institucioni tha se nevojiten impiante për trajtimin e ujërave të zeza. Sipas tij impiantet kushtojne miliona euro dhe nuk perballen me buxhetin e bashkise. Përveç kësaj është i nevojshëm ndërgjegjësimi qytetar si dhe bashkëpunim me policinë dhe njesitë e tjera lolake, për te parandaluar katastrofen mjedisore.
Inspektorët e mjedisit në Gjirokastër nuk prononcohen, pasi këtë përgjegjësi ia delegojnë Agjencise Rajonale në Fier. Kjo e fundit nuk reagoi deri ne publikimin e ketij lajmi. Duket se institucionet i shmangen pergjegjesise për Drinon, e për rrjedhoje dhe për Vjosën, që mbrohet me ligj si një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë, me rëndësi jetike për biodiversitetin.
Komente

KOT ANKOHENI...KETU NUK KA SHTET...SHTETI MENDON KU TE VJEDHE NDONJE GJE TEK RRUGET APO ENERGJIA.....
Përgjigju