Xhuljano Koçiu, i riu që u godit nga rrufeja

Kronikë
Top 24

Gjirokastër/ E godet rrufeja teksa kulloste bagëtitë, humb jetën 22-vjeçari nga Lazarati

23 Korrik 2018, 18:45| Përditesimi: 23 Korrik 2018, 19:38

  • Share

GJIROKASTER - Një 22-vjeçar nga Lazarati ka humbur jetën këtë të hënë pasi është goditur nga një rrufe.  

Xhuljano Koçiu ishte duke kullotur bagëtitë në momentin kur ka rënë shkarkesa atmosferike. Edhe pse i riu është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Gjirokastër, ai nuk ka mundur të jetojë.

Ngjarja ka ndodhur në fushën e Luginës së lumit Drino, afër fshatit Bulo. 22-vjeçari nga Lazarati është viktima e dytë brenda pak ditësh që humb jetën nga rrufetë.

Në Shkodër u goditën tre anëtarë të një familje, teksa ishin duke punuar tokën. Rrufeja goditi një karrocë të ngarkuar e barë dhe për pasojë humbi jetën Veronika Luka 53-vjeçe, ndërsa u plagosën dy të tjerë, N.V. rreth 60-vjeç, dhe C. L. rreth 50-vjeç.

Njoftimi i Policisë: 

Gjirokastër

Më datë 23.07.2018, rreth orës 17:15, ka ndëruar jetë shtetasi Xhuljano Koçiu, 22 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, pasi dyshohet se e ka goditur rrufeja.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ky shtetas po kulloste bagëtitë në fushë.

Komento

Komente

  • anonim: 24/07/2018 13:24

    Keqardhje djal i ri , ngushellime familjareve

    Përgjigju
  • Erik: 24/07/2018 07:25

    Keqardhje per fatin e djaloshit, ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?