Ish kreu i Kadastrës Gjirokastër, Florian Taçi

Gjirokastër/ Florian Taçi mbetet në burg, pas paraqitjes së provave u dha masa për ish-kreun e Kadastrës

2 Mars, 15:03| Përditesimi: 2 Mars, 22:05

  • Share

Ish kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi mbetet në burg. Shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër ka vendosur ditën e sotme që Taçi të vuajë ditët e paraburgimit në Burgun e Sigurisë së lartë në Tepelenë.

Seanca e sotme e vlerësimit të masës së arrestit ka zgjatur një ore e gjysmë ku prokurori Gazmend Frëngu ka renditur shkeljet ligjore të konstatuara gjatë momentit të arrestimit në flagrancë të Taçit dhe Alban Memishës ish-hartografit të Kadastrës.

Provat shkresore e materiale të servirura nga prokurori Frëngu paraqitën sesi Taçi dhe Memisha të dy së bashku kanë cënuar sistemin kombëtar të Kadastrës duke dhënë çertifikata pronësore në qindra raste për pasuri të ndryshme të paluajtshme.

Pas paraqitjes se provave nga prokurori Frëngu, avokatet Piro Boboli për Florian Taçin dhe Arben Pasho për Alban Memishen patën kerkuar arrest shtëpie.

Ndërsa pas pretendimeve të avokatëve mbrojtës, gjyqtarja Enkelejda Selmanaj është tërhequr duke dhënë më pas vendimin që le në burg pa afat ish kreun e Kadastres, Florian Taçi dhe bashkëpunëtorin e tij Alban Memishaj.

Taçi është arrestuar më 28 shkurt të këtij viti në një operacion të përbashkët mes Policisë së Tiranës, asaj të Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykatës së Faktit Gjirokastër që kanë finalizuar aksionin për arrestimin e Taçit dhe ish bashkëpunëtorit të tij në Kadastrën e Gjirokastrës Alban Memishaj.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?