Gjirokastër- Policia sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, në fshatin Bodrishtë në Gjirokastër, të cilat do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim.
Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në një banesë të pabanuar, në fshatin Bodrishtë, një person ende i paidentifikuar kishte fshehur aty armët e zjarri dhe municion luftarak.
SIpas policisë, personi që kishte fshehur armët në banesë për shkak të presionit policor, armët e zjarrit dhe municionin luftarak i kishte hedhur në një kosh mbeturinash.
'Gjatë kontrollit të territorit, në bashkëpunim me punonjësit e pastrim-gjelbërimit, këta të fundit gjetën në një kosh mbeturinash, 2 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim, për të parë nëse janë përdorur ose jo në ngjarje kriminale të mëparshme', njoftoi sot policia.
Gjithashtu, një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që posedonte armët e zjarrit dhe municionin luftarak.
Armët e sekuestruara nga policia
Komente
